Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

11 Gusht, 2026

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

11 Gusht, 2026

Me look të ri, Melinda mezi njihet!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 11 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tenderi Sekret i Avionëve që Lidh Ministrinë e Mbrojtjes me Mashtruesit Ndërkombëtarë!

TV NewsBy TV News5 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nëse mendonit se qeveria jonë do të ndalej së bërë pazar me miliona euro të taksapaguesve, gaboheni rëndë! Ndërkohë që pyjet e Shqipërisë digjen çdo verë dhe zjarrfikësit luftojnë me degë e me kova uji, Ministria e Mbrojtjes, e cila në kohën kur u zhvillua ky tender drejtohej nga ish-ministri Pirro Vengu, ndërsa sot drejtohet nga ministri Ermal Nufi, ka shkëlqyer me një tjetër “vepër arti” burokratike: një tender sekret prej rreth 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve dhe mirëmbajtjen e tyre për tre vjet. I klasifikuar në shkallën më të lartë të konfidencialitetit, që të mos shohë njeri se ku shkojnë paratë, ky tender ka fshehur një skandal të përmasave evropiane.

Kompania e shpallur fituese për dorëzimin e avionëve është spanjollja Air Tractor SRL (e njohur më parë si Avialsa-T), në pronësi të shtetasit spanjoll Vicente Huerta. Po çfarë fshihet pas këtij emri? E gjithë Evropa e di, përveç zyrtarëve tanë që hedhin firmat në errësirë.

Gjykata Kombëtare Penale e Spanjës dhe Gjykata Supreme e Greqisë e kanë vulosur: ky grup kompanish është dënuar për korrupsion, manipulim tenderash dhe krijim karteli për më shumë se 20 vjet në tregun e avionëve për shuarjen e zjarreve (i njohur si “Karteli i Zjarrit”), duke shkaktuar vetëm në Spanjë një dëm korruptiv prej mbi 150 milionë eurosh. Pronari i saj, Vicente Huerta, ka pas vetes dënime me burg, marrëveshje fajësie për korrupsionimin e ish-ministrit të Brendshëm të Valencias dhe gjoba për mashtrim ndaj Thesarit Publik. Megjithatë, për ministrinë tonë, këto janë thjesht “detaje të vogla teknike”.

Për të kuptuar se sa hapur është shkelur çdo filtër sigurie, mjafton të shohim fqinjët tanë. Në vitin 2024, Greqia hapi një tender të ngjashëm, ku Air Tractor u shpall fillimisht fituese. Por, pasi kompania rivale greke dorëzoi vendimin e gjykatës spanjolle të shkurtit 2025, që vërtetonte dënimin e saj për korrupsion, Gjykata Supreme e Greqisë e shpalli ofertën të papranueshme dhe anuloi tenderin, duke e bërë të pamundur që kjo kompani të marrë pjesë në tenderë publikë të Bashkimit Evropian.

Në Shqipëri, ndërkohë, tenderi sekret prej 14.8 milionë eurosh kaloi si në gjalpë, duke i dhënë besim të plotë një subjekti që në Bashkimin Evropian konsiderohet i papranueshëm për shkak të dosjeve të tij penale.

Lexuar: 88

Lajme te ngjashme

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë e Ukrainë

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

A mundet Serbia ta devijojë rrjedhën e lumit Ibër? Flet eksperti i ujërave

“Nuk e njohim Kosovën”, mediat ukrainase “gozhdojnë” Zelenskin

Lajmet e fundit

Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda

11 Gusht, 2026

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

11 Gusht, 2026

Thaçi: Njeri më të pabesë në jetë se Ali Ahmeti, nuk kam taku! (VIDEO)

11 Gusht, 2026

Arben Etemi: 122 milionë denarë për 200 mijë kartela për serbët – dokumentet flasin!

11 Gusht, 2026

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

11 Gusht, 2026

Ndalohen dy të mitur në Shkup, dyshohen për tentim vjedhje

11 Gusht, 2026

Zjarre aktive ka pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, deponia e qytetit të Delçevës është nën kontroll

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.