Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Fjolla look-un e ndërron, por zanatin nuk e harron!

4 Gusht, 2026

Esmeralda Kazia fiton çmimin botëror për sigurinë kibernetike

4 Gusht, 2026

Vrasës adoleshentë me pagesë, grupet kriminale rekrutojnë të rinj për atentate në Evropë

4 Gusht, 2026

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

4 Gusht, 2026

Gjykata gjermane: Krahasimi i Izraelit me regjimin nazist nuk perben vepër penale

4 Gusht, 2026

Mbyllet protesta e 65-të qytetare kundër qeverisë Rama: Nuk do ndalemi deri në largimin e tij

4 Gusht, 2026

Mateo dhe Brikena prindër për herë të parë? Fotoja që ngjalli dyshme

4 Gusht, 2026

Trump: Hormuzi mund të rihapet nesër

3 Gusht, 2026

Dy infermierë ndalohen në Prizren, dyshohet se përvetësuan mbi dy mijë euro nga pagesat e pacientëve

3 Gusht, 2026

Arrestimi në Serbi për zbulimin e një varri masiv, Dimiq: Në Serbi e vërteta dënohet si tradhti

3 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 4 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vrasës adoleshentë me pagesë, grupet kriminale rekrutojnë të rinj për atentate në Evropë

TV NewsBy TV News4 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një fenomen i ri kriminal po përhapet në disa vende të Evropës, ku organizata të krimit të organizuar po përdorin adoleshentë si vrasës me pagesë për të kryer atentate dhe sulme të dhunshme.

Rrjeti suedez i krimit Foxtrot akuzohet se ka rekrutuar të rinj përmes rrjeteve sociale, duke i joshur me shuma parash dhe duke u dhënë udhëzime përmes aplikacioneve të komunikimit. Sipas autoriteteve, mënyra e rekrutimit është ndërtuar si një “lojë”, ku të rinjtë marrin detyra dhe udhëzime hap pas hapi.

Një nga rastet që ka tronditur autoritetet është ai i 18-vjeçarit suedez Atilla Azimov, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau gabimisht një 20-vjeçar në periferi të Stokholmit. Sipas hetimeve, ai ishte punësuar nga rrjeti Foxtrot për një pagesë financiare.

Autoritetet suedeze dyshojnë se ky rrjet ka qenë i përfshirë në dhjetëra vrasje dhe sulme që prej vitit 2022, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe lidhje të dyshuara me interesa të regjimit iranian për disa operacione në Evropë.

Një tjetër rast është ai i norvegjezit Johannes Natland, i cili u dënua për planifikimin e një vrasjeje në Britaninë e Madhe. Hetuesit zbuluan se ai ishte kontaktuar online, i ishin siguruar udhëzime për armët dhe vendndodhjen e objektivit, por u arrestua para se të kryente sulmin.

Sipas Europolit, fenomeni i njohur si “Vrasja si shërbim” (Violence as a Service – VaaS) po përfshin gjithnjë e më shumë vende evropiane. Një task-forcë e posaçme që përfshin 11 shtete po heton rrjetet që rekrutojnë të rinj të cenueshëm për akte kriminale.

Ekspertët paralajmërojnë se grupet kriminale po synojnë gjithnjë e më shumë moshat e reja, pasi ata janë më të lehtë për t’u manipuluar dhe shpesh nuk mendojnë për pasojat ligjore.

Pavarësisht arrestimeve të disa figurave kryesore të rrjetit Foxtrot, autoritetet thonë se modeli i rekrutimit të adoleshentëve për dhunë po kopjohet edhe nga grupe të tjera kriminale në Evropë.

 

Top Channel

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Gjykata gjermane: Krahasimi i Izraelit me regjimin nazist nuk perben vepër penale

Trump: Hormuzi mund të rihapet nesër

Droni ukrainas rrëzohet në një plazh në jug të Rusisë, humbin jetën 4 pushues, mes tyre edhe një fëmijë

Trump rikthen planin për Groenlandën: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

Gjermani: Rreth 10.000 të vdekur nga vapa

Lajmet e fundit

Fjolla look-un e ndërron, por zanatin nuk e harron!

4 Gusht, 2026

Esmeralda Kazia fiton çmimin botëror për sigurinë kibernetike

4 Gusht, 2026

Vrasës adoleshentë me pagesë, grupet kriminale rekrutojnë të rinj për atentate në Evropë

4 Gusht, 2026

Edhe këtë ditëlindje pa të birin pranë, nëna e Thaqit mbush 89 vjet

4 Gusht, 2026

Gjykata gjermane: Krahasimi i Izraelit me regjimin nazist nuk perben vepër penale

4 Gusht, 2026

Mbyllet protesta e 65-të qytetare kundër qeverisë Rama: Nuk do ndalemi deri në largimin e tij

4 Gusht, 2026

Mateo dhe Brikena prindër për herë të parë? Fotoja që ngjalli dyshme

4 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.