Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026

Mësuesit e diasporës mblidhen në Kosovë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe

3 Gusht, 2026

Kurti viziton vendin e gërmimeve: Gjenden eshtra të reja

3 Gusht, 2026

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

3 Gusht, 2026

Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalët

3 Gusht, 2026

Lirim Kaba, sherifi shqiptar në SHBA që nuk e harroi kurrë Strugën

3 Gusht, 2026

Tragjike: Treni godet për vdekje një grua në Pejë

3 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 3 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

TV NewsBy TV News3 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas zbulimit të mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin Potokut, të dielën, në fshatin Jabukë të kësaj komune është gjetur një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, transmeton Anadolu.

“Pas gjetjes së mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin Potokut, ku ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet, sot, vetëm 10 kilometra më tutje, në fshatin Jabukë të po kësaj komune, u gjet edhe një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Falënderoj Policinë e Kosovës, njësitë përkatëse për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e ndërmarrë në drejtim të hulumtimit, hetimit dhe identifikimit të këtyre lokacioneve”, ka shkruar Sveçla në rrjetet sociale.

“Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit, jo vetëm përmes figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi. Vuçiq ishte numri dy i Sheshelit, Daçiq ishte numri dy i Millosheviqit e Vulin numri dy i Mira Markoviqit. Të tre këta janë ende në pushtet në Serbi dhe ky shtet nuk ka ndërruar asgjë. Serbia vazhdon të mbetet e njëjta në formë dhe në përmbajtje. Ky shtet, në njërën anë, refuzon të japë informacione për personat e zhdukur, të marrë me dhunë, ndërsa, në anën tjetër, kërcënon dhe burgos qytetarët e saj që bashkëpunojnë për gjetjen e këtyre varreve. Po ashtu, ajo glorifikon përmes memorialeve brigada si ajo 37, pjesëtarët e së cilës janë përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë”, ka shkruar Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë sjelljet e Serbisë.

“Ftoj partnerët ndërkombëtarë të dënojnë dhe ndëshkojnë ashpër këtë sjellje të Serbisë. Pa një gjë të tillë jo që do të jetë i pamundur çfarëdo hapi drejt të drejtësisë, por ky shtet do të cenojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ne mbetemi të përkushtuar dhe të palëkundur për të gjurmuar çdo pëllëmbë, në mënyrë që të zbardhim fatin e secilit person të vrarë dhe zhdukur nga shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të sjellim para drejtësisë secilin kriminel përgjegjës për krimet e asaj kohe”, ka shkruar Sveçla.

Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok tash e disa ditë po bëhen gërmime pasi dyshohet se në atë zonë janë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës, të cilët ishin rrëmbyer më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë fati i tyre mbetet i pazbardhur.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi një ditë më herët këtë zonë ku po ndodhin gërmimet, nga ku paralajmëroi se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mundshme të eshtrave.

Lidhur me këtë rast autoritetet kosovare arrestuan javën e kaluar tre persona të dyshuar në Zubin Potok për krime lufte.

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Mësuesit e diasporës mblidhen në Kosovë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe

Kurti viziton vendin e gërmimeve: Gjenden eshtra të reja

Tragjike: Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Konsullata serbe në Shkodër, Boçi sulmon Ramën: Pabesi dhe harresë historike, rikthehet metafora e Esat Pashës

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

“Nuk harrohen masakrat, at kapim Vuçiçin e Shqipërisë për veshi”

Lajmet e fundit

Sveçla pretendon se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

3 Gusht, 2026

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 zjarre në hapësirë të hapur

3 Gusht, 2026

Rreth 300 mijë shqiptarë kalojnë sezonalisht Kroaci-Mali i Zi, Ministria e Jashtme ndërmerr masa për lehtësimin e kalimeve

3 Gusht, 2026

Prince Harry synon ribashkimin historik me babanë, Mbretin Charles

3 Gusht, 2026

Mësuesit e diasporës mblidhen në Kosovë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe

3 Gusht, 2026

Kurti viziton vendin e gërmimeve: Gjenden eshtra të reja

3 Gusht, 2026

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

3 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.