Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja

30 Korrik, 2026

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ UEFA “kyç gojën”, asnjë vendim

30 Korrik, 2026

Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin

30 Korrik, 2026

Kurti shuplakë Ramës, nderon Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

30 Korrik, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

29 Korrik, 2026

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

29 Korrik, 2026

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

29 Korrik, 2026

Mickoski i kërkon urgjentisht Prokurorisë të hapë procedurë për Filipçen

29 Korrik, 2026

Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

29 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 30 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti shuplakë Ramës, nderon Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

TV NewsBy TV News30 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi sot heroin Tahir Sinani,  komandantin e UÇK-sëqë ra për çlirimin e Kosovës, vetëm pak muaj pasi në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mënyrë të turpshme përdori figurën e dëshmorit për të sulmuar protestën qytetare që tashmë prej 2 muajsh rresht kërkon largimin e qeverisë Rama.

Këtë të mërkure në Prishtinë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani  që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është e para e organizuar nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga qeveria.

Në fjalën e tij Kurti tha se gjeneral Tahir Sinani ishte një nga luftëtarët më të spikatur të çështjes kombëtare i cili mori pjesë në disa nga betejat me të lavdishme që do t’i bënin shqiptarët në historinë e tyre moderne.

“Luftëtari i paepur i lirisë. Pasi të përfshihej edhe vetë ai në zemër të luftës. Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi t’i mbivendosej zinxhirit komandues të ushtarëve që i kishte trajnuar vetë. Duke këmbëngulur që fillimisht ta kalonte një sprovë personale përballjen e parë me forcat armike serbe. Dhe mu kështu edhe ndodhi. Vite më pas kur Tahir Sinani nuk do të ishte më i gjallë mes bashkëluftëtarëve, njëri prej tyre, Rexhep Selimi, i mirënjohur edhe për kreativitetin e tij të shumanshëm artistik, do ta përkthente këtë akt të Tahir Sinanit në një poezi që do të kompozohej në një këngë e që natyrshëm e kemi përfshirë edhe sot në këtë akademi. Angazhimin e tij në luftën e Kosovës, Tahir Sinani e përmbylli duke qenë në detyrën e komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, teksa në ditët e çlirimit të Kosovës, ai hyri triumfalisht në Prizren në krye të ushtarëve të tij”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Ndërkohë pak ditë më parë, (qershor 2026) kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në vazhdën e sulmeve ndaj protetuesve, cilësoi si mercenar të paguar komandantin e UÇK-së, Heroin e Kombit, Tahir Sinani. Kjo akuzë e Taulant Ballës ngjalli reagime në Kosovë të cilët e cilësuan si akt paturpësie.

Në Akademinë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani, foli edhe ish-bashkëluftëtari i Tahir Sinanit, Sadik Halitjaha, i cili tha se Tahir Sinani që mund të krahasohet me heronjtë epikë të kombit shqiptar.

 “Ai ishte gjenetikisht stërnip i Mic Sokolit dhe ishte gjak shqiptari. Siç e thoshte edhe vetë: ‘Unë nuk munda të rri e të bëj sehir e të vriteshin vëllezërit e mi në Kosovë’. U përpoq të takojë njerëz nëpër qendrat e trajnimeve në veri të Shqipërisë dhe ra në kontakt me qendrën e furnizimeve të UÇK-së dhe me komandantin e përgjithshëm Azem Syla. Aty mori instruksionet dhe urdhrin për të hyrë në Kosovë. Në Kosovë hyri me një grup jo të madh shumë të ushtarëve që t’i krijojë një perimetër të sigurisë, por ai sigurinë e kishte në zemër dhe në shpirt, pasi e kishte automatikun në dorë. Hyri me Ruzhdi Kryeziun dhe disa shokë të tjerë me përvojë lufte”, tha ai.

 

 

Tahir Sinani ishte pjesë e tri luftërave në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë.

Lexuar: 34

Lajme te ngjashme

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

Gërvalla nga Kalludra: Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati i çdo të zhdukuri

Kadriu-Deliu: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

Limaj përkujton Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së

Vdekja e 3 kosovarëve në rrugën Shkup-Bllacë, avokati Koci kërkon ndihmë në Maqedoni, ja kërkesat?

Varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut, Gërvalla: Shpresojmë në rezultate të sakta

Lajmet e fundit

Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja

30 Korrik, 2026

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ UEFA “kyç gojën”, asnjë vendim

30 Korrik, 2026

Selin kritikon moderimin e Brikenës: Minimalja që duhet të bësh është të studiosh televizionin

30 Korrik, 2026

Kurti shuplakë Ramës, nderon Tahir Sinanin: Luftëtari i paepur i lirisë

30 Korrik, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

29 Korrik, 2026

Tahiri: Kurti iu ka shpallur luftë mediave

29 Korrik, 2026

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.