Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi të përbashkët me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në fotografinë e realizuar në një ambient librarie me kafe përpara, të dy politikanët shihen të buzëqeshur, teksa Abdixhiku përshëndet me dorë.
Ajo që ka ngritur kureshtje është mesazhi që Osmani ka bashkangjitur këtij postimi:
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”.

