Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

20 Qershor, 2026

Kroacia do të rris numrin e ushtarëve në Kosovë

20 Qershor, 2026

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

20 Qershor, 2026

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

20 Qershor, 2026

Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë

20 Qershor, 2026

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

20 Qershor, 2026

Kompania DM me kujdes të veçantë për shëndetin e fëmijëve dhe nënave

20 Qershor, 2026

LAMM: Pritje deri në 40 minuta në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran

20 Qershor, 2026

Mbi 19 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen testit të maturës

20 Qershor, 2026

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më aktiv, por jo më cilësor në debat

20 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 20 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më aktiv, por jo më cilësor në debat

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Edhe pse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në raportin e punës dyvjeçar të kryetarit Afrim Gashi, paraqet rritje të aktiviteteve parlamentare, monitorimi i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS) në prill tregoi se cilësia e debatit parlamentar mbetet në nivel mesatar. Sipas raportit të IDSCS-së për periudhën korrik – dhjetor 2025, debati parlamentar është vlerësuar me notën 5.7 nga 10, ndërsa shumica e diskutimeve vazhdojnë të karakterizohen nga mungesa e argumentimit të plotë, adresimi i pamjaftueshëm i argumenteve të kundërshtarëve politikë dhe një rol i kufizuar mbikëqyrës i Kuvendit. Gjetjet e raportit sugjerojnë se, pavarësisht rritjes së aktivitetit parlamentar, sfidat që lidhen me cilësinë e diskutimeve dhe llogaridhënien institucionale vazhdojnë të jenë të pranishme, raporton Portalb.mk.

Një nga dallimet më të mëdha mes dy raporteve vërehet te vlerësimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit. Ndërsa raporti institucional flet për intensifikim të mekanizmave mbikëqyrës dhe rritje të presionit ndaj Qeverisë për transparencë dhe përgjegjësi, raporti i IDSCS-së konstaton se kontrolli parlamentar mbetet i kufizuar.

“Praktikisht, vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2026 është dyfishuar numri i pyetjeve të realizuara gjatë gjithë vitit 2025, gjë që sugjeron ritëm shumë më të lartë të aktivitetit parlamentar dhe rritje të presionit institucional ndaj Qeverisë për transparencë dhe përgjegjësi”, thuhet në raportin e Kuvendit.

“Gjatë kësaj periudhe është vëzhguar shqyrtimi i 4 raporteve nga trupat e pavarura dhe rregullatore të dorëzuara në Kuvend. Për 1 raport nuk u diskutua, ndërsa për 3 raporte diskutimi ishte dukshëm i shkurtër, që do të thotë se në ndarjen e pjesëve të rolit mbikëqyrës të Kuvendit mungonte dukshëm një nivel i caktuar kontrolli”, thuhet në raportin e IDSC-së.

Gjatë periudhës së monitoruar nga IDSC, janë shqyrtuar katër raporte të institucioneve të pavarura dhe rregullatore, por njëri prej tyre nuk është diskutuar fare, ndërsa tre të tjerët janë trajtuar vetëm për një kohë të shkurtër. Sipas monitoruesve, kjo tregon mungesë të një niveli të mjaftueshëm të mbikëqyrjes parlamentare.

Kontrasti vazhdon edhe te cilësia e debatit. Raporti i Kuvendit thekson numrin e lartë të pyetjeve parlamentare, debateve publike dhe aktiviteteve të deputetëve, duke e paraqitur këtë si tregues të gjallërimit të jetës parlamentare.

“Në këtë periudhë mekanizmi i pyetjeve parlamentare ka qenë veçanërisht aktiv, duke reflektuar një orientim më të qartë të Kuvendit drejt forcimit të funksionit mbikëqyrës ndaj pushtetit ekzekutiv. Te pyetjet parlamentare, vërehet një rritje shumë e theksuar: nga vetëm 12 pyetje në vitin 2024, në 99 gjatë vitit 2025 dhe deri në 196 pyetje vetëm në periudhën janar – maj 2026. Ky trend tregon intensifikim të ndjeshëm të përdorimit të këtij instrumenti parlamentar. Praktikisht, vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2026 është dyfishuar numri i pyetjeve të realizuara gjatë gjithë vitit 2025, gjë që sugjeron ritëm shumë më të lartë të aktivitetit parlamentar dhe rritje të presionit institucional ndaj Qeverisë për transparencë dhe përgjegjësi”, thuhet në raportin e Kuvendit.

Në anën tjetër, IDSCS vëren se vetëm në 10 përqind të fjalimeve deputetët u janë përgjigjur drejtpërdrejt argumenteve të kolegëve të tyre, që është niveli më i ulët i regjistruar në periudhat e fundit të monitorimit. Kjo nënkupton se debati shpesh zhvillohet paralelisht, pa përballje reale të argumenteve dhe pa diskutim substancial mbi çështjet që trajtohen.

“Në lidhje me atë se si deputetët i përgjigjen argumenteve të bëra nga folës të tjerë, monitorimi vëren se vetëm në 10% të fjalimeve të tyre, deputetët i kanë adresuar në mënyrë përkatëse argumentet, përkatësisht deputeti / deputetja drejtpërdrejtë i është përgjigjur argumenteve të cilat paraprakisht i ka adresuar pjesëmarrës tjetër në diskutim. Për dallim nga periudhat e mëparshme të vëzhgimit, në të cilat është regjistruar një tendencë e vazhdueshme e përmirësimit, në këtë periudhë është vërejtur përqindja më e ulët e adresimit të argumenteve në mënyrë adekuate”, thuhet në raportin e IDSCS-së.

Dy raportet pajtohen se aktiviteti parlamentar është rritur, por dallojnë në mënyrën se si e vlerësojnë këtë rritje. Raporti i Kuvendit fokusohet te sasia e aktiviteteve dhe e konsideron atë tregues të suksesit institucional, ndërsa raporti i IDSCS-së vlerëson përmbajtjen e debatit dhe arrin në përfundimin se rritja e aktivitetit nuk është shoqëruar me përmirësim domethënës të cilësisë së diskutimeve parlamentare.

Në këtë kuptim, raportet nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin për faktin se Kuvendi është më aktiv, por japin përgjigje të ndryshme në pyetjen nëse ky aktivitet po përkthehet në debat më cilësor dhe mbikëqyrje më efektive të pushtetit ekzekutiv.

Lexuar: 54

Lajme te ngjashme

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Kompania DM me kujdes të veçantë për shëndetin e fëmijëve dhe nënave

LAMM: Pritje deri në 40 minuta në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran

Lajmet e fundit

Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” (Video)

20 Qershor, 2026

Kroacia do të rris numrin e ushtarëve në Kosovë

20 Qershor, 2026

LSDM: Rikonstruimi i Qeverisë nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve

20 Qershor, 2026

Janevska: Mësimi shqip në Idrizovë nga shtatori

20 Qershor, 2026

Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë

20 Qershor, 2026

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

20 Qershor, 2026

Kompania DM me kujdes të veçantë për shëndetin e fëmijëve dhe nënave

20 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.