Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Reagimi shterpë i VLEN-it për rrugët shqiptare në Tetovë është pranim i dështimit dhe përgjegjësisë së tyre

Suad AvdiuBy Suad Avdiu19 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë dhe rikthimi i emrave të periudhës komuniste paraqet një goditje të rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve në një komunë ku mbi 70 për qind e banorëve janë shqiptarë.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është reagimi i amortizuar tani më i VLEN-it.
VLEN nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Tetovën e qeverisin prej pesë vitesh. Gjysmëkryetari i Vlen-it, gjegjësisht Kryetari aktual i Komunës ka qenë pjesë e pushtetit qendror edhe në periudhën 2020-2024, për më shumë se dy vite si pjesë e koalicionit qeveritar edhe atë si pjesë e koalicionit “Mozheme”.
Veçanërisht shqetësues është fakti se kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025. Pra, VLEN ka pasur më shumë se një vit kohë për të reaguar, për të ndërmarrë hapa juridikë, për të mbrojtur vendimin dhe për të informuar qytetarët. Nuk bënë asgjë. Sot, në vend të përgjegjësisë, ofrojnë arsyetime të dëshpëruara.
Pretendimi i tyre se vendimi për emërtimin e rrugëve gjoja nuk ka qenë në fuqi është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të ofrohet. Nëse do të ishte kështu, atëherë sipas logjikës së VLEN-it, Gjykata Kushtetuese po merret me akte që nuk prodhojnë pasoja juridike dhe që ndodhen jashtë qarkullimit juridik. Kjo do të ishte jo vetëm juridikisht e papranueshme, por edhe në kundërshtim me vetë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
Me këtë arsyetim, VLEN jo vetëm që po e mbron vendimin e Gjykatës kushtetuese por po e demaskon edhe veten. Sa më shumë flasin, aq më e qartë bëhet se nuk kanë as argumente juridike dhe as përgjigje politike për dështimin e tyre.
BDI vlerëson se përgjegjësia politike për këtë zhvillim nuk mund të fshihet me spin-e mediatike. Shqiptarët e Tetovës meritojnë përgjigje se si u lejua që emra si “Iliria”, ”Dervish Cara” dhe “Kongresi i Manastirit” të zëvendësohen me emërtime që nuk pasqyrojnë identitetin dhe historinë e tyre.
Lexuar: 87

Lajme te ngjashme

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajmet e fundit

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.