Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 25 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ali Ahmeti nga Karposhi: Asgjë nuk na është dhuruar, çdo e drejtë është fituar me sakrificë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë në Karposh, ku ka vlerësuar organizimin dhe përkushtimin e anëtarësisë ndaj vlerave mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar rrugëtimi politik i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në fjalimin e tij, Ahmeti u ndal te historia dhe sfidat me të cilat janë përballur shqiptarët e Karposhit ndër vite, duke kujtuar periudhat kur ata ishin të ekspozuar ndaj padrejtësive, presioneve dhe përpjekjeve për margjinalizim.

“Karposhi mban në kujtesën e tij kohë jo të lehta, kur shqiptari përballej me padrejtësi, me frikë dhe me përpjekje të vazhdueshme për t’u margjinalizuar. Por asnjëherë nuk u dorëzua. Përkundrazi, nga ato sfida lindi vendosmëria për të qëndruar dhe për të mbrojtur dinjitetin”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së theksoi se të arriturat e shqiptarëve nuk kanë ardhur rastësisht, por janë rezultat i sakrificës së gjeneratave të tëra.

“Asgjë nuk na është dhuruar. Çdo e drejtë, çdo avancim dhe çdo sukses mban vulën e sakrificës së brezave të tërë. Në këtë rrugëtim, BDI ka qenë organizimi politik që ka artikuluar, mbrojtur dhe avancuar kërkesat legjitime të shqiptarëve”, deklaroi ai.

Ahmeti bëri thirrje për ruajtjen e unitetit dhe vazhdimin e angazhimit politik me vizion e përgjegjësi, duke theksuar se Karposhi mbetet një dëshmi e qëndresës dhe e aftësisë së shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre me dinjitet.

Sipas tij, përgjegjësia e brezit të sotëm është të ruajë trashëgiminë politike dhe kombëtare, duke vazhduar rrugën përpara me besim dhe përkushtim. (INA)

Lexuar: 95

Lajme te ngjashme

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Lajmet e fundit

VLEN “eliminon” ministrat Filkov dhe Stoilkoviç, rikonstruimi i Qeverisë drejt finalizimit

24 Qershor, 2026

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.