Për vite me radhë dëgjuam premtime se do të vazhdohej procesi i emërtimit të rrugëve sipas vullnetit të qytetarëve. Vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007 është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që e kishin këtë çështje në qendër të premtimeve të tyre nuk ofrojnë asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve’’, ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët ndaj shfiqizimiot të vedimit të Këshililit Komunal të Tetovës për emërtimin e rrugëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
ASH i kujton VLEN-it se, kur ishin në opozitë emrëtimi i rrugëve ishte kauzë ndërkaq, kur janë në pushtet ky vendim kalon pa asnjë reagim serioz
‘’Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre. Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm’’, tuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët

