Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

24 Gusht, 2026

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

24 Gusht, 2026

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

24 Gusht, 2026

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 24 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Likova do të rikthejë në funksion Këshillin Rinor, pritet shpallja e thirrjes për anëtarët e rinj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komuna e Likovës, me vendim të Këshillit Komunal, ka rifunksionalizuar Këshillin Rinor Lokal, i cili nuk ishte aktiv për një kohë të gjatë si pasojë e pasivizimit të disa organizatave joqeveritare, si dhe për shkak të ndikimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Nga administrata lokale thonë se kanë marrë këtë iniciativë për të shtuar aktivitetet e të rinjve në këtë komunë, shkruan Portalb.mk. 

Këshilli Rinor Lokal do të funksionojë në hapësirat e Qendrës Rinore në fshatin Mateç. Kjo qendër do të shërbejë si një pikë takimi për Këshillin Rinor Lokal, organizatat rinore dhe grupet joformale të të rinjve. Hapësira do të jetë e qasshme për organizimin e takimeve, trajnimeve, punëtorive edukative, debateve, aktiviteteve kulturore dhe artistike, fushatave ndërgjegjësuese, si dhe iniciativave të tjera që promovojnë aktivizmin, kreativitetin dhe pjesëshmarrjen e të rinjve në jetën shoqërore. Në këtë mënyrë, Qendra Rinore synon të krijojë një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë idetë, aftësitë dhe projektet e tyre, duke kontribuar për komunitetin dhe të gjitha kategoritë e banorëve.

Ish-anëtari i Bordit drejtues të Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Likovës, Valon Mustafa, për Portalb.mk, tha se Komuna e Likovës si institucion i mbështet të rinjtë dhe është ndër komunat e pakta rurale në vend që ka Qendrën për të Rinjtë në Pallatin e Kulturës në Mateç. Ai shtoi se në hapësirat e kësaj qendre të rinjtë organizohen dhe takohen për të diskutuar rreth projekteve të ndryshme në Komunën e Likovës.

“Lajmi më i mirë i këtij viti për të rinjtë e Likovës është që Komuna e Likovës, e ka kaluar iniciativën në Këshillin Komunal për rifunksionalizimin e Këshillit Rinor Lokal të Komunës. Deri më tani ka pasur një shuarje të Këshillit Rinor Lokal, por nga tani e tutje, besoj që të rinjtë e Komunës do të organizohemi në mënyrën më të mirë për ta futur në funksion dhe për t’i shërbyer të rinjve dhe në të mirë të të gjithë Komunës”, tha Mustafa. 

Nga Komuna e Likovës, kanë bërë të ditur se pas miratimit të vendimi për formimin e Këshillit Rinor Lokal së shpejti pritet të publikohet dhe thirrja për anëtarësim në këtë këshill. Nga atje thanë se tani më gati në çdo fshat ka organizata të cilat janë të angazhuar në fusha të ndryshme për të kontribuar për të mirën e të rinjve dhe gjetiu.

Ende nuk kanlë caktuar buxhetin që do t’u ndahen organizatave që do të angazhohen me aktivitete për Këshillin rinor.

“Buxheti do të krijohet pasi të formohet këshilli, duke e pa angazhimin e të rinjve, strategjitë që do përgatisin, projektet e tyre, aplikimet e kështu me radhë. Këshillet rinore lokale nuk kanë buxhete të mëdha.”, deklaruan nga Komuna e Likovës.

Komuna e Likovës çdo fundvit ka thirrje për të gjithë të rinjtë dhe organizatat joqeveritare për të aplikuar me projektet e tyre.

“Shuma për OJQ-të është nga 60.000-120.000 denarë. Një nga shembujt e suksesshëm të kësaj iniciative është bashkëpunimi me Forumin Rinor Nikushtak me Komunën e Likovës ku u vendosën disa kontejnerë të bërllokut me qëllim që fshati të jetë më i pastër. Një rast tjetër i ngjashëm është te pishat në fshatin Sllupçan, ku kemi bërë një park në bashkëpunim me të rinjtë e këtij fshati”, deklaruan nga Komuna e Likovës.

I riu nga Komuna e Likovës, Bedri Isaki për Portalb.mk, tha se të rinjtë kanë nevojë më shumë për organizimin e aktiviteteve rinore, trajnimeve dhe seminareve, ku të rinjtë do të marrin pjesë për të pasur dialog dhe për të fituar aftësi të reja.  

“Nevoja më e rëndësishme në Komunën e Likovës për të rinjtë është krjimi i një biblioteke moderne me të gjitha kushtet, ku nxënësit dhe studentët do të kenë mundësi të mësojnë dhe studiojnë dhe të huazojnë libra. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për të rinjtë e Komunës tonë”, tha Isaku.

Sipas tij, Komuna e Likovës, ka nevojë edhe për më shumë organizata joqeveritare, ku të rinjtë do të organizohesh për plotësimin e nevojave të tyre dhe dërgimin e kërkesave të tyre në adresën e duhur.  

Qendra e të Rinjve në fshatin Mateç, Komuna Likovës | Foto: Portalb.mk.
Qendra e të Rinjve në fshatin Mateç, Komuna Likovës | Foto: Portalb.mk.

Usamedin Nuhiu, kryetar i Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku”, për Portalb.mk, tha se bashkëpunimi mes tyre dhe Komunës së Likovës i vazhdueshëm, sidomos në aktivitete që promovojnë natyrën, turizmin malor dhe vlerat historike të rajonit.  

“Për shembull, marshi tradicional ‘Shtegu i Lirisë’ organizohet në nder të Ditës së Komunës së Likovës dhe zhvillohet në bashkëpunim me strukturat lokale. Gjithashtu, shumë nga aktivitetet e ‘Karadakut’ zhvillohen në territorin e Komunës së Likovës duke promovuar bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të komunës. Ndërkaq duhet theksuar edhe mbështetjen financiare që komuna jep për aktivitetet, përkrahjen logjistike dhe institucionale, si dhe përfshirja e komunës në organizimet e përbashkëta, informacione këto që tregojnë raport pozitiv dhe bashkëpunues”, u shpreh Nuhiu. 

Mungesa e aktivizmit dhe zvarritja e krijimit të mekanizmave funksionalë për rininë mbetet një sfidë e përbashkët për shumë komuna në Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë më 15 maj e publikoi Raportin e Monitorimit për zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrje Rinore dhe Politika Rinore për vitin 2025, i cili tregon mangësi serioze dhe trende shqetësuese në zbatimin e obligimeve ligjore ndaj të rinjve. Edhe pse Ligji u miratua me qëllim që të rinjtë më në fund të kenë pjesëmarrje të strukturuar në proceset e vendimmarrjes dhe qasje në shërbime rinore lokale, gjashtë vite më vonë një pjesë e madhe e obligimeve ligjore mbeten të papërmbushura ose zbatohen vetëm formalisht.

Raporti thekson se institucionet më së shpeshti i përmbushin vetëm ato obligime ligjore që nuk kanë implikime të konsiderueshme financiare, ndërsa mekanizmat që kërkojnë investime reale, mbështetje strukturore dhe pjesëmarrje aktive të të rinjve mbeten jofunksionalë ose pjesërisht të zbatuar.

Lexuar: 34

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.