Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kumanovarja Buna Latifi fiton vendin e parë me pikë maksimale në festivalin ndërkombëtar të kitarës në Mal të Zi

15 Qershor, 2026

Një djalë 20-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Ohrit, njoftoi policia e Strugës

15 Qershor, 2026

Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon ditën më të errët për marrëdhëniet ndëretnike

15 Qershor, 2026

Gjykata në Prishtinë e dënon Hysri Selimin me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

15 Qershor, 2026

“Bomberi” kumanovar me 39 gola në sezon, një talent i frikshëm!

15 Qershor, 2026

Murati njofton për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

15 Qershor, 2026

Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash

15 Qershor, 2026

Ka vdekur biznesmeni Dr. Hilmi Brahimi, i cili ishte pronar i HEBS Kosova.

15 Qershor, 2026

Javën tjetër nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë, flet Mickoski

15 Qershor, 2026

Ahmeti: Në 2024 u anashkalua legjitimiteti i shqiptarëve

15 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 15 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon ditën më të errët për marrëdhëniet ndëretnike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në një status në rrjetin social Facebook shkruan se miratimi i Ligjit për përfaqësim të Drejt dhe Adekuat do të shënonte një nga ditët më errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij ky ligj e përmbys tërësisht logjikën e përfaqësimit të drejtë që ka qenë një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

“Propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk e ndryshon vetëm mekanizmin.Ai e përmbys tërësisht logjikën e përfaqësimit të drejtë që ka qenë një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

Deri më sot, përfaqësimi garantohej në fillim të procesit. Nëse kishte pesë vende pune të parapara për shqiptarë, konkurronin shqiptarët dhe përzgjidheshin pesë më të mirët mes tyre. E njëjta me të tjerët. Pra, barazia garantohej paraprakisht, ndërsa meritokracia vendoste brenda komunitetit.

Me këtë ligj, ndodh e kundërta. Fillimisht drejtuesit e institucioneve do të zgjedhin kë të duan ata nën arsyetimin e meritokracisë. Vetëm më pas, në fund të vitit, një komision shtetëror me shumë gjasë i drejtuar nga Stoilkoviq do të vlerësojë nëse është respektuar përfaqësimi i drejtë.Pra, përfaqësimi i drejtë nuk është më garanci para punësimit, por raport administrativ pas punësimit.

Ky është ndryshim rrënjësor i konceptit. Nga një sistem që garantonte barazinë në hyrje, kalojmë në një sistem që ua lë gjithçka në dorë drejtuesve të institucioneve dhe pastaj pretendon se padrejtësitë mund të korrigjohen me raporte vjetore.

Prandaj, nëse miratohet, ky ligj do të shënojë një nga ditët më të errëta për marrëdhëniet ndëretnike dhe për frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Osmani.

Lexuar: 51

Lajme te ngjashme

Kumanovarja Buna Latifi fiton vendin e parë me pikë maksimale në festivalin ndërkombëtar të kitarës në Mal të Zi

Një djalë 20-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Ohrit, njoftoi policia e Strugës

“Bomberi” kumanovar me 39 gola në sezon, një talent i frikshëm!

Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash

Javën tjetër nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë, flet Mickoski

Ahmeti: Në 2024 u anashkalua legjitimiteti i shqiptarëve

Lajmet e fundit

Kumanovarja Buna Latifi fiton vendin e parë me pikë maksimale në festivalin ndërkombëtar të kitarës në Mal të Zi

15 Qershor, 2026

Një djalë 20-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Liqenin e Ohrit, njoftoi policia e Strugës

15 Qershor, 2026

Osmani: Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon ditën më të errët për marrëdhëniet ndëretnike

15 Qershor, 2026

Gjykata në Prishtinë e dënon Hysri Selimin me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë

15 Qershor, 2026

“Bomberi” kumanovar me 39 gola në sezon, një talent i frikshëm!

15 Qershor, 2026

Murati njofton për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin privat

15 Qershor, 2026

Brenda 24 orëve arrestohen 17 shoferë veturash

15 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.