Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar ata që, sipas tij, nën petkun e patriotizmit, ambientalizmit apo ekspertizës, u shërbejnë agjendave të caktuara dhe më pas paraqiten si viktima të sulmeve.
“Ata që jetojnë në shtëpi prej xhami, nuk duhet të hedhin gurë”, shkruan Meidani në fillim të reagimit të tij.
Ai thekson se disa individë vetëofrohen si të akuzuar sa herë që hapen tema për interesa apo ndikime të caktuara, ndërsa shton se gjatë viteve të fundit kanë qenë ndër hartuesit, promovuesit ose mbrojtësit e interpretimeve dhe zgjidhjeve që, sipas tij, kanë dobësuar të drejtat që pretendojnë se i mbrojnë.

