Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026

Deputetët e Kumanovës do të kenë zyrë tek Shtëpia e Zjetarëve

12 Qershor, 2026

Katër kompani në Maqedoni kontrollojnë 75% të tregut të punës në sektorin e teknikës së bardhë!

12 Qershor, 2026

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

12 Qershor, 2026

Dauti: Drejtoria e Doganave forcon goditjet ndaj krimit dhe korrupsionit (Video)

12 Qershor, 2026

Bekim Sali në Forumin Ekonomik Maqedonia e Veriut – Turqia: Integrimi evropian po krijon mundësi të reja për investime, zhvillim dhe partneritete ekonomike

12 Qershor, 2026

E tmerrshme: Fëmija 14-muajsh në Kumanovë helmohet me detergjente

12 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 12 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Protestat dhe zhvillimet e fundit rreth projektit në Zvërnec kanë mbërritur në tryezën e institucioneve evropiane në një moment të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Albanian Post ka mësuar nga një zyrtar evropian se pika e agjendës “zhvillimet e fundit në Shqipëri”, e përfshirë në mbledhjen e 12 qershorit të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), lidhet me protestat dhe debatet e fundit rreth projektit në Zvërnec.

“Po, bëhet fjalë për protestat e fundit dhe zhvillimet lidhur me projektin e njohur. Megjithatë, duke qenë se informacioni është paraqitur nga Komisioni, nuk mund të ndaj detaje të mëtejshme”, tha zyrtari evropian për Albanian Post.

Konfirmimi vjen pasi në rendin e ditës të mbledhjes së COELA-s, të publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, është përfshirë një pikë e veçantë nën rubrikën “Any Other Business”, ku parashikohet një informim mbi “zhvillimet e fundit në Shqipëri”.

Megjithëse dokumenti nuk specifikon natyrën e këtyre zhvillimeve, burimi evropian konfirmon se informimi lidhet me situatën e krijuar rreth projektit, i cili prej 12 ditësh ka shkaktuar reagime të forta publike dhe protesta masive në Shqipëri.

Zhvillimi merr rëndësi të veçantë pasi vjen në një moment kur Shqipëria po kalon nga faza e hapjes së kapitujve negociues në fazën e mbylljes së tyre.

Në të njëjtën mbledhje, shtetet anëtare do të vijojnë shqyrtimin e tre draft-pozicioneve të përbashkëta të Bashkimit Evropian për Kapitullin 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitullin 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitullin 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), kapituj që mund të bëhen ndër të parët që Shqipëria mbyll në negociatat e anëtarësimit.

Komisioni Evropian ka dorëzuar tashmë draftet përkatëse në Këshill dhe diskutimet teknike mes shteteve anëtare kanë nisur prej ditësh.

Burime evropiane kanë bërë më herët me dije për Albanian Post se nevojiten disa raunde diskutimesh përpara se vendet anëtare të arrijnë një pozicion të përbashkët që do të mundësonte mbylljen formale të këtyre kapitujve në një Konferencë të ardhshme Ndërqeveritare.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka shprehur publikisht shqetësimet e tij për projektin në Zvërnec.

Gjatë konferencës së përditshme për mediat në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet e Zgjerimit, Guillaume Mercier, deklaroi se Komisioni po ndjek nga afër zhvillimet dhe se shqetësimet e tij i janë përcjellë Ministrisë së Mjedisit.

Sipas Mercier, autoritetet shqiptare kanë garantuar se punimet janë pezulluar dhe se do të realizohet një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis, në konsultim me shoqërinë civile.

Komisioni ka kujtuar gjithashtu se shqetësimet për projektet në zonat e mbrojtura dhe për zgjatjen e ligjit të investimeve strategjike janë reflektuar edhe në raportet e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

I pyetur nëse Shqipëria mund të avancojë drejt mbylljes së Kapitullit 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike nëse projekti vazhdon në formën aktuale, Mercier shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, por përsëriti se Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo veprim që mund të cenojë përmbushjen e standardeve përmbyllëse dhe se Brukseli pret që autoritetet të veprojnë pa vonesë.

Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

Deputetët e Kumanovës do të kenë zyrë tek Shtëpia e Zjetarëve

Katër kompani në Maqedoni kontrollojnë 75% të tregut të punës në sektorin e teknikës së bardhë!

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

Lajmet e fundit

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026

Deputetët e Kumanovës do të kenë zyrë tek Shtëpia e Zjetarëve

12 Qershor, 2026

Katër kompani në Maqedoni kontrollojnë 75% të tregut të punës në sektorin e teknikës së bardhë!

12 Qershor, 2026

Milloshoski: Protokolli i dytë fsheh bllokada të reja bullgare, ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm

12 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.