Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

3.5 MILIONË EURO TENDERA PËR NJË KOMPANI TË LIDHUR ME RRETHIN E AFËRT TË IZET MEXHITIT, QYTETARËT MERITOJNË PËRGJIGJE

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

3.5 MILIONË EURO TENDERA PËR NJË KOMPANI TË LIDHUR ME RRETHIN E AFËRT TË IZET MEXHITIT, QYTETARËT MERITOJNË PËRGJIGJE

Publikimi i djeshëm ngriti dyshime serioze lidhur me mënyrën se si një kompani e themeluar vetëm në korrik të vitit 2024 ka arritur të sigurojë kontrata publike në vlerë prej mbi 3.4 milionë euro nga Komuna e Çairit.

Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për katër tenderë të mëdhenj të fituar nga kompania NUM CONSTRUCTION LTD, dy gjatë mandatit të Visar Ganiut dhe dy gjatë periudhës kur me komunën udhëhiqte Izet Mexhiti.

Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se Adnan Sinani, i cili në opinion njihet si pjesë e rrethit më të afërt të Izet Mexhitit, lidhet drejtpërdrejt me adresën nga e cila operon kjo kompani. Pikërisht për këtë arsye, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe përgjigje të qarta.

Kush e rekomandoi këtë kompani? Si është e mundur që një kompani e themeluar rishtazi të fitojë brenda një periudhe të shkurtër kontrata publike me vlerë prej mbi 3.4 milionë euro? A kanë ekzistuar lidhje personale, familjare, biznesore apo politike që kanë ndikuar në këto procese? Pse e njëjta kompani ka qenë përfituese e kontratave milionëshe si gjatë mandatit të Visar Ganiut ashtu edhe gjatë periudhës së Izet Mexhitit?

A do të hapin procedurë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera kompetente për të verifikuar të gjitha rrethanat e këtij rasti? Duhet të eliminohet çdo dyshim për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin. Sa më i afërt të jetë përfituesi me qendrën e vendimmarrjes, aq më i lartë duhet të jetë standardi i transparencës.

Prandaj, BDI u bën thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë pa vonesë dhe të hetojnë në mënyrë të pavarur të gjitha aspektet e këtyre kontratave. Paratë e qytetarëve nuk janë pronë private e askujt. Çdo euro duhet të jetë e justifikuar dhe çdo dyshim duhet të marrë përgjigje.

Lexuar: 50

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.