Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

24 Gusht, 2026

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

24 Gusht, 2026

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini, takim me drejtuesit e KF “Vllaznimi” nga Orizarja

24 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

KUR PARTITË FLASIN NË EMËR TË POPULLIT, POR POPULLI HESHT NË KUTITË E VOTIMIT

Suad AvdiuBy Suad Avdiu9 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Etem Xheladini

Në vitet e fundit, e sidomos gjatë dekadës së fundit, sa herë që mbahen zgjedhje, qofshin ato lokale apo parlamentare, partitë politike shqiptare në të gjitha trevat etnike paraqiten si zëri dhe përfaqësuesi legjitim i popullit. Mirëpo, shtrohet një pyetje thelbësore, a e gëzojnë ato vërtet verdiktin e popullit, apo thjesht mbështetjen e aktivistëve të tyre partiakë dhe të klaneve që i rrethojnë.
Realiteti politik po dëshmon çdo ditë se një pjesë e konsiderueshme e klasës politike është larguar nga interesat e qytetarëve dhe është zhytur në mbrojtjen e interesave personale, familjare dhe klanore. Në vend që të jenë zëri i popullit, shumë prej tyre janë shndërruar në zëdhënës të grupeve të ngushta të interesit.
Kjo vërehet qartë në çdo fushatë zgjedhore. Në vend të programeve serioze për zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe mirëqenie sociale, qytetarët përballen me një garë akuzash, sharjesh dhe denoncimesh reciproke. Tubimet politike shpesh shndërrohen në arena ku debatohet se kush ka vjedhur më shumë, kush është korruptuar më shumë dhe kush ka dëmtuar më shumë interesat e kombit e shtetit. Në këtë atmosferë, interesat e qytetarit mbeten të fundit në rendin e prioriteteve.
Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Malin e Zi dhe së fundmi në Republikën e Kosovës flasin qartë. Pjesëmarrja e ulët në votime dhe mbështetja e kufizuar që marrin subjektet politike tregojnë një krizë të thellë besimi. Kur partitë fituese arrijnë të sigurojnë mbështetjen e vetëm një pjese të elektoratit të përgjithshëm, atëherë pretendimi se ato përfaqësojnë të gjithë popullin bëhet gjithnjë e më i diskutueshëm.
Mosdalja masive në votime nuk është vetëm indiferencë, ajo është edhe një mesazh politik. Është një sinjal i fortë se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e sheh më veten të përfaqësuar nga subjektet ekzistuese politike. Është një refuzim i politikës së interesave familjare, nepotizmit, klientelizmit dhe kapjes së institucioneve.
Megjithatë, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi partitë politike. Një popull që hesht përballë keqqeverisjes, që toleron korrupsionin dhe që tërhiqet nga pjesëmarrja qytetare, rrezikon të bëhet bashkëpërgjegjës për gjendjen që e rrethon. Demokracia nuk funksionon pa qytetarë aktivë, kritikë dhe të vetëdijshëm.
Prandaj, koha kërkon vetëdijesim shoqëror dhe angazhim më të madh qytetar. Nuk mjafton të kritikojmë politikën; duhet të kërkojmë llogari, transparencë dhe përgjegjësi nga ata që marrin mandatin për të qeverisur në emrin tonë.
Në këtë moment historik, fjala i takon rinisë, e veçanërisht rinisë studentore. Historia ka dëshmuar se ndryshimet më të mëdha shoqërore kanë nisur pikërisht nga auditorët universitarë dhe nga energjia e të rinjve. Sistemet e korruptuara, regjimet e padrejta dhe qeveritë që kanë vepruar kundër interesave të popullit janë sfiduar dhe rrëzuar nga breza të rinj që kanë pasur guximin të kërkojnë drejtësi, meritokraci dhe dinjitet. Rinia nuk duhet të jetë spektatore e proceseve politike, ajo duhet të jetë forca që i orienton ato drejt së ardhmes. Vetëm një brez i arsimuar, kritik dhe i pakapur nga interesat partiake mund të ndërtojë institucione të forta dhe një shoqëri më të drejtë.
Populli nuk është pronë e partive politike. Përkundrazi, partitë duhet të jenë në shërbim të popullit. Dhe kur ato harrojnë këtë parim themelor, është detyrë qytetare që t’u kujtohet me votë, me angazhim dhe me ndërgjegje demokratike.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

“Na keni lënë në rrugë”, telefonata e Adem Jasharit që ia bëri Ali Ahmetit nga Tirana (video)

Astrit Iljazi: Zelenski nga Beogradi konfirmoi mosnjohjen e Kosovës, ndërsa Bujar Osmani uron Ukrainën

Vasko Eftov: Turqit e ardhur nga Turqia po “pushtojnë” Maqedoninë përmes një plani demografik!

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Deputetë shqiptarë të RMV-së nuk ia falin Zelenskit, u bojkotua sesioni i organizuar në nder të Ukrainës

Lajmet e fundit

E rëndë në Lushnje, një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar

24 Gusht, 2026

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

24 Gusht, 2026

Mediat serbe: Një ‘top zjarri’ u lëshua nga Kosova drejt Serbisë! Vuçiç: Gjetëm pajisjen me parashutë! Prishtina i hedh poshtë akuzat

24 Gusht, 2026

Mustafa për një koalicion VV–PDK: Bashkë mundemi për shtetin

24 Gusht, 2026

Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

24 Gusht, 2026

Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet

24 Gusht, 2026

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

24 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.