Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht priten procese më intensive në formë stuhie, me reshje më të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë paqëndrueshmëri me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vijim pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, do të ekzistojnë kushte për paraqitje të motit të lig afatshkurtër.

