Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti me kritika për Albin Kurtin: Nuk bëhet “majtap” me çështje të ndjeshme

2 Qershor, 2026

Shkeljet e të huajve në “Safe City”, shumë shpejtë në fuqi

2 Qershor, 2026

Aksion policor, arrestohet një ish drejtor gjatë qeverisjes BDI-LSDM (Foto)

2 Qershor, 2026

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

2 Qershor, 2026

Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

2 Qershor, 2026

Studentët refuzojnë formulën e Qeverisë, Ademi: Nuk duam zgjidhje gjysmake, zbatoni ligjin!

2 Qershor, 2026

Dauti: Për një vit Dogana arkëtoi 105 milionë euro më shumë se vitin paraprak (Video)

2 Qershor, 2026

Përkujtohet Dëshmori i Kombit Visar Krasniqi – Sot homazhe në Sheshin e Dëshmorëve në Hotël

2 Qershor, 2026

Mickoski: Javën e ardhshme do të shqyrtojmë propozimin për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

2 Qershor, 2026

Mickoski konfirmon dorëheqjen e Arben Fetait – pritet rikonstruimi i Qeverisë

2 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 2 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ali Ahmeti me kritika për Albin Kurtin: Nuk bëhet “majtap” me çështje të ndjeshme

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Qershor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në kuvendin zgjedhor të BDI-së në Studeniçan, në vend të shqetësimeve politike dhe të çështjeve shqiptare, u shndërrua në arenë kritikash për kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili aktualisht ndodhet në kulmin e fushatës zgjedhore. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në fjalimin që lexoi mbrëmë përpara aktivistëve të Karshiakës së Shkupit, për 6 minuta, 8 herë ia përmendi emrin kryeministrit të Kosovës, duke e qortuar për qëndrimet e deklaruara rreth Marrëveshjes së Ohrit në intervistën e tij të fundit.

“Me çështjet të ndjeshme, me çështjet që janë larë me gjak, nuk bëhet majtap”.
“I dashur Albin, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 është gurëthemeli edhe i Planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës. Për këtë Marrëveshje, gjak derdhën edhe vëllezërit tanë nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo Marrëveshje, nuk është ideale sepse është kompromis në kohë lufte, ku të dyja palët dolën barabarësish të pakënaqur, por zgjodhën paqen dhe bashkëjetesën”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kurti në intervistë u shpreh i pakënaqur me formulimin kushtetues për gjuhën shqipe në Kushtetuta, e cila rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit.

0“Ajo që më është dukur problematike te Marrëveshja e Ohrit është pikërisht kjo që gjuha shqipe nuk trajtohet si vlerë e diversitetit dhe në vetvete, por kuantifikohet te ky 20%”. 02:02:55 “Nuk duhet të themi që Marrëveshja e Ohrit na paska qenë e shkëlqyeshme e tash nuk po u zbatoka dhe jemi në gjendje katastrofike fatale se nuk është e vërtetë”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Në fjalimin me tone kritike, Ahmeti i kujtoi Kurtit disa prej projekteve të qeverisë së BDI-së.

“Qeveria ime Albin, e la të gatshme rrugën Shkup – Bllacë, kufirin e përbashkët me Kosovë, kalimin e kufirit me letërnjoftim, ndërtoi korridorin e 8, realizoi projektin për rrugën Tetovë-Prizren dhe ta dha ty të gatshme ty të gatshme para 5 vitesh, bashkë me 11 marrëveshje tjera bilaterale”, tha Ahmeti.

Megjithatë, rruga Shkup-Bllacë e premtuar ndër vite nuk e mbaroi derisa BDI ishte në Qeveri, ndërsa u bë simbol i zvarritjes për një rrugë prej vetëm 12.5 kilometra. E të mos flasim për projektin e rrugës Tetovë – Prizren, të cilin BDI e ka ricikluar në 4 procese zgjedhore. Në fakt edhe për këtë Kurti përmendi se interes i Kosovës është që këto dy projekte të realizohen, ndërsa Maqedonia të mbetet larg projektit Ballkani i Hapur që BDI-LSDM e shtynë përpara me Edi Ramanë dhe Aleksandar Vuçiqin. Përplasjet Ahmeti-Kurti nuk janë të parat, ndërsa tani shihen në rrethana të intensitetit të shtuar politik të fushatës zgjedhore në Kosovë. Derisa VLEN propagandon mbështetjen e Albin Kurtit, Ahmeti mban qëndrim të kundërt. Madje para këtyre zgjedhjeve, Ahmeti i porositi votuesit e Kosovës që të mos e votojnë Kurtin, nëse duan që të mos mbeten në një pako sanksionesh me Rusinë dhe Bjellorusinë./Alsat.mk.

Lexuar: 52

Lajme te ngjashme

Shkeljet e të huajve në “Safe City”, shumë shpejtë në fuqi

Aksion policor, arrestohet një ish drejtor gjatë qeverisjes BDI-LSDM (Foto)

Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

Studentët refuzojnë formulën e Qeverisë, Ademi: Nuk duam zgjidhje gjysmake, zbatoni ligjin!

Dauti: Për një vit Dogana arkëtoi 105 milionë euro më shumë se vitin paraprak (Video)

Përkujtohet Dëshmori i Kombit Visar Krasniqi – Sot homazhe në Sheshin e Dëshmorëve në Hotël

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti me kritika për Albin Kurtin: Nuk bëhet “majtap” me çështje të ndjeshme

2 Qershor, 2026

Shkeljet e të huajve në “Safe City”, shumë shpejtë në fuqi

2 Qershor, 2026

Aksion policor, arrestohet një ish drejtor gjatë qeverisjes BDI-LSDM (Foto)

2 Qershor, 2026

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur, ja arsyeja

2 Qershor, 2026

Siljanovska: Rruga jonë për në BE është shumë e gjatë

2 Qershor, 2026

Studentët refuzojnë formulën e Qeverisë, Ademi: Nuk duam zgjidhje gjysmake, zbatoni ligjin!

2 Qershor, 2026

Dauti: Për një vit Dogana arkëtoi 105 milionë euro më shumë se vitin paraprak (Video)

2 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.