Ministri i Jashtëm Timço Mucunski siguron se çështja me Bullgarinë, do të jetë një prej pikave që do të diskutohen në takimin e nesërm me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta në Shkup. Mucunski nënvizon se aktualisht po diskutohen më shumë ide, por në tryezë nuk ekziston ndonjë non-paper.
“ Më shumë ide janë ndarë, Non paper nuk ekziston, ekzistojnë ide që ndahen me përfaqësuesit e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, por të gjitha idetë janë në korniza të pritjeve parimore që ne si shtet i kemi. Pritja primare është që të vendosen garanci të qarta institucionale ndaj nesh, se kjo do të jetë pengesa e fundit e karakterit bilateral. Dhe e dyta shumë thelbësore, çështja e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga Bullgaria fqinje”- deklaroi Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski
Mucunski thotë se aktualisht nuk sheh atmosferë pozitive nga ana e Sofjes për gjetjen e një zgjidhjeje. Ai nënvizon se në kohën kur Sofja i kërkon Shkupit të jetë më e arsyeshme dhe të kërkojë zgjidhje, Mucunski e fton Sofjen të jetë më e përgjegjshme ndaj proceseve rajonale.
“Më duhet të ju them se pas takimit të parë me kolegen time, nuk do të thosha se jam shumë optimist, por njëkohësisht mendoj se sipas natyrës së qëndrimeve që i kam, më duhet të jem optimist … 10:02 Në këtë moment nuk ndjej ndonjë atmosferë pozitive të vjen nga Sofja, por ndoshta sepse bëhet fjalë për fillim të mandatit të Qeverisë“- nënvizoi shefi i diplomacisë.
Mucunski thekson se do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për ndërtim të besimit, duke nënvizuar se brenda 10 ditësh me presidenten Siljanovska të udhëtojnë drejt Sofjes, për një format rajonal ndërsa më pas vijon samiti i NATO-së, ku përsëri do të ketë mundësi për takime. /Alsat.mk

