Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

26 Gusht, 2026

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

26 Gusht, 2026

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë dhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

25 Gusht, 2026

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

25 Gusht, 2026

Milaim Zeka jep versionin e tij, për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

25 Gusht, 2026

Pesë ish-kryetarë bashkish në Turqi dënohen me burg, njëri mbi 23 vjet

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 26 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Me pikët maksimale në nivel republikan dhe e ranguar e para në komunë, Zejnepe Bajrami avancon në titullin Mësimdhënëse Këshilltare

Suad AvdiuBy Suad Avdiu30 Maj, 2026Updated:30 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një sukses i rëndësishëm në fushën e arsimit është shënuar me avancimin e mësimdhënëses së mësimit klasor, Zejnepe Bajrami, në titullin më të lartë profesional – Mësimdhënëse Këshilltare. Zejnepe Bajrami, e cila vepron në SHFK “Toli Zordumis” në Kumanovë, pas 16 vitesh përvojë në arsim dhe pesë vitesh nga avancimi në titullin Mësimdhënëse Mentore, ka arritur të avancojë edhe në titullin Mësimdhënëse Këshilltare, duke përmbushur me sukses të gjitha kriteret dhe standardet e parapara për këtë nivel profesional.

Avancimi në titullin Mësimdhënëse Këshilltare është rezultat i punës së saj shumëvjeçare dhe kontributit të dëshmuar në të gjitha fushat e vlerësimit profesional.

Përveç angazhimit në mësimdhënie, ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në mentorimin e mësimdhënësve fillestarë dhe praktikantëve, në punën e komisioneve profesionale, në recenzimin dhe hartimin e materialeve mësimore, në realizimin e projekteve edukative dhe inovative, si dhe në promovimin e praktikave bashkëkohore në arsim.

Sipas rezultateve të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Zejnepe Bajrami është vlerësuar me numrin maksimal të pikëve në nivel republikan, ndërsa në nivel komunal është renditur e para në listën e kandidatëve të avancuar.

Ky rezultat përfaqëson një vlerësim të lartë të kompetencave profesionale, përkushtimit dhe kontributit të saj shumëvjeçar në zhvillimin e arsimit. Ajo dëshmon se puna e vazhdueshme, inovacioni, përgjegjësia profesionale dhe investimi në zhvillimin profesional njihen dhe vlerësohen në nivelet më të larta.

Avancimi në titullin Mësimdhënëse Këshilltare përbën një nga arritjet më të rëndësishme profesionale në karrierën e saj dhe një shembull të suksesit që arrihet përmes përkushtimit, dijes dhe punës së palodhshme në shërbim të arsimit./Televizioni News

Lexuar: 32

Lajme te ngjashme

Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

Venera Azizi: Qeveria miratoi “Shportën Shkollore”-15% ulje në tregtinë me pakicë, 10% ulje në tregtinë me shumicë

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Lajmet e fundit

Trump: SHBA-të kanë hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit

26 Gusht, 2026

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

26 Gusht, 2026

Jared Kushner nuk iu përgjigj Kongresit amerikan, demokrati Jamie Raskin zgjeron hetimin edhe për blerjen e dyshimtë të tokës 120 milionë dollarëshe në Shqipëri

26 Gusht, 2026

“Dokumenti”: A tentoi Serbia ta kompromentonte Albin Kurtin?

26 Gusht, 2026

Naime Avdyli-Feta pilotja e parë shqiptare që prek qiellin me aeroplan “Boeing 737”

25 Gusht, 2026

Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

25 Gusht, 2026

Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë dhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.