Kryetari i partisë “Besa” dhe njëherësh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe bashkëkryetar i VLEN, ka deklaruar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV se Tirana zyrtare mbetet orientimi kryesor politik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se pavarësisht kritikave dhe perceptimeve të ndryshme, bashkëpunimi me institucionet e Shqipërisë mbetet i pandryshuar dhe me rëndësi strategjike për shqiptarët jashtë kufijve.
Kasami u ndal edhe te roli i diplomacisë shqiptare në rajon, duke deklaruar se ambasadorët duhet të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve dhe jo të mbajnë qëndrime politike në favor të subjekteve të caktuara.
Sipas tij, bashkëpunimi duhet të jetë institucional mes qeverive dhe jo me aktorë politikë individualë, ndërsa theksoi se VLEN kërkon marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të balancuara me Tiranën dhe Shkupin zyrtar.

