Edhe pse është gati pesë herë më e vogël me banorë se komuna e Kumanovës, pjesë e së cilës ka qenë dikur, në komunën e Likovës në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur më shumë martesa se në Kumanovë.
Siç shkruan portali Lideri.mk, duke u bazuar te të dhënat zyrtare të Entit Shtetërorë të Statistikave, komuna e Likovës në këtë tremujor radhitet e dyta sipas numrit të martesave, vetëm pas komunës së Tetovës.
Në Tetovë brenda periudhës së lartpërmendur ka pasur 137 martesa dhe pesë divorce, shkruan Lideri.mk, kurse në Likovë 111 martesa dhe vetëm dy divorce. Raporti më negativ mes martesave dhe divorceve ështe shënuar në Gjevgjeli-4 martesa dhe 29 divorce.
Ndryshe, në nivel republikan, Në këtë tremujor të vitit u lidhën 1,797 martesa, një rënie prej 2.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, dhe u regjistruan 494 divorce, një rritje prej 6.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i lindjeve (foshnje të gjalla) ishte 3,380 dhe u ul me 4.1 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje natyrore negative u regjistrua në 66 komuna në vend.
Në njoftim thuhet se numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me 1.0 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe arriti në 5,342 persona, nga të cilët 9 ishin vdekje foshnjore.
Shkalla e rritjes natyrore është negative dhe arrin në -1,962, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me po aq persona./Lideri.mk

