Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Prishtina është me ju”, Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup

16 Maj, 2026

Ahmeti nga Tetova: BDI është gati, fitoret e ardhshme po vijnë

16 Maj, 2026

Vuçeviq takoi Mickoskin në Shkup: Respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit

16 Maj, 2026

Maqedoni, prindët e nxënësve problematikë do të dënohen me 250 euro për çdo incident

16 Maj, 2026

Dugolli i reagon ashpër Buzhalës: “Nga po lajmërohesh, nga ‘bunari’ apo nga ‘gurthyesi me ortak’?”

16 Maj, 2026

Policia marshon nëpër rrugët e Kumanovës, reagon Astrit Iseni: Bëhet fjalë për maratonë, s’pati ofendime ndaj shqiptarëve

16 Maj, 2026

Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë

16 Maj, 2026

Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike

16 Maj, 2026

ASH: MASH ndan bursa vetëm për Gjuhën Maqedonase, anashkalohen studimet për Gjuhën Shqipe

16 Maj, 2026

Ndalimi i telefonave në shkollat e mesme, nxënësit kundër masës

16 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 17 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Prishtina është me ju”, Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup

Suad AvdiuBy Suad Avdiu16 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përparim Rama ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila do të mbahet më 18 maj para Urës së Gurit në Shkup, për të kërkuar respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Përmes një mesazhi publik, Rama theksoi se gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

“Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore, është një kauzë kombëtare dhe demokratike”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Prishtinës ka bërë thirrje që shqiptarët, pa dallim partie apo ideologjie, të qëndrojnë pranë studentëve dhe të kërkojnë zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe.
“Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Sot është koha që të gjithë shqiptarët të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet”, thuhet në reagimin e Ramës.

Ai ka theksuar se mohimi i gjuhës nënkupton mohim të identitetit dhe se cenimi i identitetit rrezikon vetë barazinë në shoqëri.
Në fund të mesazhit të tij, Përparim Rama ka shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për studentët shqiptarë me porosinë: “Prishtina është me ju”. (koha.

Lexuar: 79

Lajme te ngjashme

Ahmeti nga Tetova: BDI është gati, fitoret e ardhshme po vijnë

Vuçeviq takoi Mickoskin në Shkup: Respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit

Maqedoni, prindët e nxënësve problematikë do të dënohen me 250 euro për çdo incident

Policia marshon nëpër rrugët e Kumanovës, reagon Astrit Iseni: Bëhet fjalë për maratonë, s’pati ofendime ndaj shqiptarëve

ASH: MASH ndan bursa vetëm për Gjuhën Maqedonase, anashkalohen studimet për Gjuhën Shqipe

Ndalimi i telefonave në shkollat e mesme, nxënësit kundër masës

Lajmet e fundit

“Prishtina është me ju”, Përparim Rama mbështet protestën e studentëve në Shkup

16 Maj, 2026

Ahmeti nga Tetova: BDI është gati, fitoret e ardhshme po vijnë

16 Maj, 2026

Vuçeviq takoi Mickoskin në Shkup: Respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit

16 Maj, 2026

Maqedoni, prindët e nxënësve problematikë do të dënohen me 250 euro për çdo incident

16 Maj, 2026

Dugolli i reagon ashpër Buzhalës: “Nga po lajmërohesh, nga ‘bunari’ apo nga ‘gurthyesi me ortak’?”

16 Maj, 2026

Policia marshon nëpër rrugët e Kumanovës, reagon Astrit Iseni: Bëhet fjalë për maratonë, s’pati ofendime ndaj shqiptarëve

16 Maj, 2026

Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë

16 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.