Në fshatin Sllupçan sot u shënua një moment i rrallë dhe shumë domethënës, pasi një banor i respektuar i këtij fshati mbushi plot 100 vjet jetë. Me këtë rast, familjarë, miq dhe bashkëfshatarë i përcollën urimet më të sinqerta për shëndet, qetësi dhe lumturi.
I rrethuar nga dashuria e fëmijëve, nipërve dhe mbesave, ai sot feston një shekull jetë, duke mbetur shembull i respektit, urtësisë dhe përkushtimit familjar.
Me fat dhe të bekuara 100 vjetët!

