Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ndërroi jetë prof. Floresha Sela, arsimoi shumë gjenerata në Gjimnazin “Zef Lush Marku”

15 Maj, 2026

Bekim Fazliu: Studentët kanë të drejtë. Pikë!

15 Maj, 2026

Shqipja në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Po sfidohet kombi

15 Maj, 2026

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

15 Maj, 2026

Ja kush janë anëtarët dhe kompetencat e Kryesisë qendrore të VLEN-it!

15 Maj, 2026

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

15 Maj, 2026

Studentët protestues i zgjerojnë kërkesat për gjuhën shqipe përtej provimit të jurisprudencës

15 Maj, 2026

Reagon Lushtaku: Për dallim nga Kurti unë i përgjigjem institucioneve të Republikës

15 Maj, 2026

VLEN: Ligji i ri për lojërat e fatit është për mbrojtje të familjes

15 Maj, 2026

Rast i veçantë në Sllupçan – një burrë i nderuar feston 100-vjetorin e lindjes

15 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 16 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bekim Fazliu: Studentët kanë të drejtë. Pikë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Status i z.Bekim Fazliu, lidhur me protestën e paralajmëruar të studentëve:

1. Por nuk kanë asnjë të drejtë të flasin në emër të tyre ata që erdhën në pushtet mbi gjakun e bijve të popullit dhe e keqpërdorën atë pushtet për biznese milionëshe për fëmijët, familjarët dhe ‘jaranat’ e tyre.

2. Nuk kanë asnjë të drejtë të flasin për studentët ata që i lanë pa ligj ushtarët e UÇK-së, që mbushën burgjet me shqiptarë të pafajshëm dhe që detyruan mijëra të rinj të marrin rrugët e kurbetit, sepse ua shkatërruan të ardhmen.

3. Nuk guxojnë ta përlyejnë protestën e studentëve ata që, për më shumë se 20 vite në pushtet, mburreshin me fuqi politike, kryeparlamentar, kryeministër, zëvendëskryeministër i parë, pesë ministra të Drejtësisë, e që, me po të njëjtin ligj dhe me po të njëjtat kushte, nuk ua mundësuan po atyre studentëve, që ta jepnin në gjuhën shqipe provimin e jurisprudencës.

4. Nuk mund të shiten si rojtarë të kauzës kombëtare ata që deri dje ishin pionierë të Open Ballkanit, fotografoheshin me Vuçiqin, Daçiqin e Lavrovin si në ekskursion miqësie, ata që ishin në “Klubin e Lumtur” me Gruevskin dhe që, për Mijallkovin, ndryshuan ligje me shpejtësi rekordi olimpik, vetëm që “pobratimi” të jetojë sot i lirë, i qetë dhe milioner. Për studentët? As që ju shkonte mendja!

5. Nuk guxojnë të nxjerrin zë ata që, sapo nuhatën humbjen e pushtetit, prodhuan mercenarë medio-analitikë me regji propagandistike, që vajtojnë ditë e natë nëpër studio televizive në Kosovë, Shqipëri e RMV.
Jo për të mbrojtur popullin, gjuhën apo flamurin, por për të mbrojtur oreksin e tyre të pafund për pushtet, para dhe kontroll.

6. Nuk mund të jenë pranë studentëve, e aq më pak të na shesin moral ata që i kthyen zyrat e institucioneve në fusha futbolli e mejhane ahengjesh partiake, ata që mendjen e kishin vetëm te qejfet e trendafilkave, e sot sillen sikur populli ka amnezi totale dhe e ka harruar çfarë ka parë e dëgjuar nga gojët e tyre.

7. Nuk mund të jenë me studentët ata që kazinotë dhe bastoret i mbollën si “investime” të zhvillimit “kombëtar” para fakulteteve dhe studentëve ua mbollën në kokë idenë se për të pasur një vend pune dhe perspektivë pas studimeve, ose duhet t’ua puthësh këmbët imoralëve politikë, ose duhet të mësosh të luash “rulet” e “jackpot”, ose të mbash valixhet gati për të ikur jashtë.

📌 Dhe sot ky soj hipokritësh kanë guximin të dalin sërish para studentëve. Po si, more, nuk ju skuqet pak ajo fytyrë? Atyre nuk ju intereson shqipja në provimin e jurisprudencës. Protesta e studentëve ju duhet vetëm për rikthim në karriget e ngrohta të pushtetit.

📌 POPULLI JU KA LEXUAR DHE JU NJEH MIRË. Për pushtet këtu në RMV jeni bërë “DELLÇEVISTË”, që me ankth prisni një telefonatë nga Mickoski. Kosovën e keni vetëm një ndalesë të rastësishme për duartrokitje patriotike, kur e shihni veten në zor. Hipokritë që kombëtarizmin e vishni vetëm kur shkoni në televizionet e Shqipërisë, ku derdhni edhe lot të kalkuluar për t’u paraqitur si të nëpërkëmbur, ndërsa në fakt vajtoni vetëm kolltuqet e humbura. Por harroni një gjë. NUK JU BESON MË KUSH!

📍 TË DASHUR STUDENTË, JUVE JU MJAFTON POPULLI.

📌 Mbajini larg këta hipokritë profesionistë që çdo protestë e shohin si ashensor për rikthim në pushtet, ndërsa ju vetëm si instrument.

Bekim Fazliu

Lexuar: 61

Lajme te ngjashme

Ndërroi jetë prof. Floresha Sela, arsimoi shumë gjenerata në Gjimnazin “Zef Lush Marku”

Shqipja në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Po sfidohet kombi

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

Ja kush janë anëtarët dhe kompetencat e Kryesisë qendrore të VLEN-it!

Studentët protestues i zgjerojnë kërkesat për gjuhën shqipe përtej provimit të jurisprudencës

VLEN: Ligji i ri për lojërat e fatit është për mbrojtje të familjes

Lajmet e fundit

Ndërroi jetë prof. Floresha Sela, arsimoi shumë gjenerata në Gjimnazin “Zef Lush Marku”

15 Maj, 2026

Bekim Fazliu: Studentët kanë të drejtë. Pikë!

15 Maj, 2026

Shqipja në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Po sfidohet kombi

15 Maj, 2026

Ademi: BDI nuk e politizon protestën, ftesa është e hapur për të gjithë

15 Maj, 2026

Ja kush janë anëtarët dhe kompetencat e Kryesisë qendrore të VLEN-it!

15 Maj, 2026

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

15 Maj, 2026

Studentët protestues i zgjerojnë kërkesat për gjuhën shqipe përtej provimit të jurisprudencës

15 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.