Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, me kushte të caktuara

14 Maj, 2026

26-vjeçari akuzohet për vrasjen e 4 personave, mjekët tentuan ta fshihnin krimin?

14 Maj, 2026

“Ftoj familjarët për përmbajtje”: Hysni Mehani thotë se është rrahur nga Sami Lushtaku “dhe banda e tij”

14 Maj, 2026

Pandeli Majko për protestën e së hënës: “Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, sot pyet çfarë të bëjë me fëmijët e shqiptarëve

14 Maj, 2026

Nxënësit e SHFK “Bajram Shabani” shkëlqejnë në garat e leximit

14 Maj, 2026

Hyseni: Proteste për ligjin, e jo për provimin

14 Maj, 2026

VLEN në Tetovë: Pagat rriten për tre vite radhazi, qytetarët fitojnë shërbime më të mira

14 Maj, 2026

Kur do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe sa do të kushtoj?!

14 Maj, 2026

BDI po mobilizon aktivistët për të uzurpuar protestën studentore, fjalën kryesore Bujar Osmani?

14 Maj, 2026

Ngjarje tronditëse në Manastir, burri vret gruan

14 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 14 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pandeli Majko për protestën e së hënës: “Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, sot pyet çfarë të bëjë me fëmijët e shqiptarëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetje të hapur për lëvizjen studentore shqiptare që kërkon të drejtën për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagimin e tij publik, Majko e cilëson mobilizimin e studentëve si një lëvizje të rëndësishme qytetare, e cila tejkalon kufijtë e një kërkese akademike dhe prek drejtpërdrejt të drejtat themelore të shqiptarëve në vend.

Sipas tij, studentët shqiptarë po kërkojnë një të drejtë elementare – përdorimin e gjuhës amtare në arsim. Ai thekson se është e papranueshme që studentët të ndjekin studimet në gjuhën shqipe, ndërsa provimet t’i japin në një gjuhë tjetër.

Majko reagoi edhe ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili kishte deklaruar se për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe do të kërkohet mendim nga Komisioni i Venecias.

Ai paralajmëroi se askush nuk mund ta kthejë të ardhmen europiane të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në “të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme”, duke e cilësuar protestën si refuzim të një sistemi që, sipas tij, ka humbur kontrollin mbi zbatimin e ligjit.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

“Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!

Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!

Kryeministri Mickoski ka deklaruar se do të ‘pyetet’ Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, ka vendosur ‘të pyesë’ se çfarë të bëjë me fëmijët e shqiptarëve!

Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!

Kjo që po ndodh është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.

Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!”

Lexuar: 62

Lajme te ngjashme

Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, me kushte të caktuara

26-vjeçari akuzohet për vrasjen e 4 personave, mjekët tentuan ta fshihnin krimin?

Nxënësit e SHFK “Bajram Shabani” shkëlqejnë në garat e leximit

Hyseni: Proteste për ligjin, e jo për provimin

VLEN në Tetovë: Pagat rriten për tre vite radhazi, qytetarët fitojnë shërbime më të mira

Kur do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe sa do të kushtoj?!

Lajmet e fundit

Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, me kushte të caktuara

14 Maj, 2026

26-vjeçari akuzohet për vrasjen e 4 personave, mjekët tentuan ta fshihnin krimin?

14 Maj, 2026

“Ftoj familjarët për përmbajtje”: Hysni Mehani thotë se është rrahur nga Sami Lushtaku “dhe banda e tij”

14 Maj, 2026

Pandeli Majko për protestën e së hënës: “Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, sot pyet çfarë të bëjë me fëmijët e shqiptarëve

14 Maj, 2026

Nxënësit e SHFK “Bajram Shabani” shkëlqejnë në garat e leximit

14 Maj, 2026

Hyseni: Proteste për ligjin, e jo për provimin

14 Maj, 2026

VLEN në Tetovë: Pagat rriten për tre vite radhazi, qytetarët fitojnë shërbime më të mira

14 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.