“Protesta e studentëve nuk duhet të kushtëzohet vetëm me zbatimin e Ligjit për Provimin e Jurisprudencës, sepse në atë mënyrë minimizohet vetë qëllimi i protestës. Nëse ndiqet kjo logjikë, atëherë duhet të protestohet kudo ku nuk respektohet neni 23, alineja 5 e Ligjit për Gjuhën Shqipe. Qëllimi duhet të jetë respektimi i plotë i ligjit sepse nesër mund të zgjidhet problemi me provimin e Jurisprudencës, por çka ndodh me provimet e tjera profesionale? A dmth se duhet të shëndrrohemi në kujdestar e protesues të përditshëm? Ky është edhe qëllimi të sorollatemi rrugëve që në fund të arrihet në konkluzionin se Ligji për Gjuhën Shqipe na qenka i “pa zbatueshëm”! “


