Ademi: Mersim Maksuti u largua nga hartimi i ligjit për përfaqësim të drejtë sepse ky ligj nuk i mbronë shqiptarët
Arbër Ademi në emisionin Click Plus ka folur për ligjin për përfaqësimin e drejtë pasi sipas Ademit ky ligj nuk ka kuota nacionale dhe si i tillë ai ligj nuk i përfaqëson as i mbronë shqiptarët. Ademi kujtoi se njëri nga anëtarët e komisionit të hartimit të këtij ligji profesori Mersim Maksuti u largua nga hartimi i këtij ligji duke ruajtur kredibiletin e tij që të mos mbahet mend si njeriu që tradhëtoi shqiptarët dhe se ky ligj është ligji i Tanja Karakamishevës dhe kjo nuk është ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, shkruan Top24

