Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

E dhimbshme: Vdes 16 vjeçarja nga Mitrovica, Atika Pireva

2 Maj, 2026

Dorëzohen të gjitha dokumentat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

2 Maj, 2026

Komandant Hoxha: Lufta e UÇK-së po përvetësohet nga “uniformat e hekurosura”, trimat në harresë

2 Maj, 2026

Dhuna në familje në përmasa shqetësuese në Kërçovë! Rritet numri i viktimave të dhunës në 2026

2 Maj, 2026

Incident në stadium: Një tifoz i KF Bashkimi bie nga tribuna, klubi jep detaje për gjendjen e tij

2 Maj, 2026

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

2 Maj, 2026

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

2 Maj, 2026

BDI: Edhe pas tre ditësh nuk ka përgjigje për MEPSO

2 Maj, 2026

Bukuroshja me origjinë nga Sanxhaku emërohet këshilltare në kabinetin e Kryeministrit Kurti

2 Maj, 2026

E sulmoi gruan dhe 2 fëmijë e tij të mitur

2 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 2 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dhuna në familje në përmasa shqetësuese në Kërçovë! Rritet numri i viktimave të dhunës në 2026

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Maj, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dhuna në familje është bërë një fenomen shqetësues. Psikologët alarmojnë për ndikimin negativ që ka dhuna tek fëmijët. Dhuna në familje kryesisht përfshin gratë, por në raste më të rralla edhe burrat ose pjesëtar tjetër të familjes.

“Dhuna në familje është një temë e rëndë dhe e dhimbshme dhe është një kategori të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje. Ne si psikologe, psikoterapeut, punëtorë social duhet të bashkëpunojmë për t’u ndihmuar viktimave të dhunës në familje, është i rëndësishëm zëri i personit që është i goditur nga dhuna në familje për parandalimin e dhunës në familje, që të tregoj se është pjesë e dhunës në familje”, tha Jasmina Dejanovska, psikologe.

Fenomeni shqetësues ka shënuar rritje në Kërçovë, gjë që e tregojnë edhe statistikat. Gjatë gjithë vitit 2025 ishin denoncuar 18 raste të dhunës në familje, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 janë raportuar 15 raste – një shifër alarmuese që tregon rritje të ndjeshme të këtij fenomeni.

“Nga fillimi i këtij viti 2026 deri më sot, në SPB Kërçovë janë raportuar 15 vepra penale të lidhura me dhunë në familje. Për autorët e veprës janë dorëzuar kallëzime përkatëse”, tha Stefan Dimovski – Zëdhenës i SPB-Ohër.

Nënte prej veprave të denoncuara janë për “Lëndim trupor”, por ka edhe denoncime për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Rrezikim i sigurisë”. Në 2025-tën është regjistruar një vepër penale “Vrasje” dhe dy për “Vrasje në tentativë”.

“Është me rëndësi detektimi i hershëm i dhunës në familje, d.m.th. nga çerdhet, shkollat gjithkund atje ku ka lëvizur viktima, nëse detektohet herët atëherë duhet edhe më herët të parandalohet. Nga ana jonë si psikologë që punojmë në këtë temë është me rëndësi të bashkëpunojmë me institucionet”, deklaroi Jasmina Dejanovska.

Për dallim nga vitet e kaluara, viktimat janë vetëdijësuar dhe më shpesh kërkojnë ndihmë, tregoi psikologia Dejanovska, e cila inkurajon të gjithë të prekurit nga dhuna që të mos heshtin por të ngrihen dhe të kërkojë ndihmë./TV21

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Dorëzohen të gjitha dokumentat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Komandant Hoxha: Lufta e UÇK-së po përvetësohet nga “uniformat e hekurosura”, trimat në harresë

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

BDI: Edhe pas tre ditësh nuk ka përgjigje për MEPSO

E sulmoi gruan dhe 2 fëmijë e tij të mitur

Lajmet e fundit

E dhimbshme: Vdes 16 vjeçarja nga Mitrovica, Atika Pireva

2 Maj, 2026

Dorëzohen të gjitha dokumentat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

2 Maj, 2026

Komandant Hoxha: Lufta e UÇK-së po përvetësohet nga “uniformat e hekurosura”, trimat në harresë

2 Maj, 2026

Dhuna në familje në përmasa shqetësuese në Kërçovë! Rritet numri i viktimave të dhunës në 2026

2 Maj, 2026

Incident në stadium: Një tifoz i KF Bashkimi bie nga tribuna, klubi jep detaje për gjendjen e tij

2 Maj, 2026

Aksion i madh i policisë në Shkup: 113 motoçiklistë të sanksionuar për shkelje të rregullave të trafikut

2 Maj, 2026

VLEN: BDI sot mbron një projekt që drejtorët e saj kanë kërkuar të shkëputet!

2 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.