Tre fshatra në rajonin e Kumanovës do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike gjatë ditës së sotme, si pasojë e ndërprerjeve të planifikuara në rrjet.
Sipas njoftimit të Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave, nga ora 08:45 deri në ora 14:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e fshatit Brzak.
Ndërprerje të furnizimit në të njëjtën periudhë do të ketë edhe në fshatin Rramanli, ndërsa pa rrymë do të mbeten edhe banorët e fshatit Agino.Selo
Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve të planifikuara./Kumanovski Muhabeti

