Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

21 Gusht, 2026

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash

21 Gusht, 2026

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

TV NewsBy TV News24 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus se vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

Sipas tij, këto ndryshime duhet të jenë në shërbim të sistemit të drejtësisë dhe jo marrëveshje politike mes Ramës dhe Berishës.

Pjesë nga biseda:

Alibeaj: Pas zgjedhjeve, edhe njëri edhe tjetri i kanë “gjetur pipëzat” njëri-tjetrit në distancë. I pari që ka hedhur idenë për ndryshime kushtetuese është Rama, në shtator të vitit të kaluar. Rama tha se do të ulim numrin e deputetëve, pra do të ketë ndryshime kushtetuese. Pra, në mendjen e tij i kishte shkuar ndër mend të ulë numrin e deputetëve.

Çudia më e madhe ishte Sali Berisha, i cili tha se ne jemi dakord të ulim numrin e deputetëve, por të hapim Senatin. Pra edhe ky kishte të njëjtën ide: të ndryshojmë Kushtetutën. Jo më larg se disa ditë më parë u përsërit e njëjta gjë për ndryshime kushtetuese nga përfaqësuesi i Ramës, Damian Gjiknuri, dhe Sali Berisha.

Borakaj: Por Berisha tha jo.

Alibeaj: Prit! Këto janë fakte. Ka thënë edhe sot që nuk do t’i mbështesë ndryshimet. Në fakt, vjet në nëntor ka thënë se do t’i mbështesim, por kërkojmë edhe Senat. Nuk qëndron këtu.

Borakaj: A duhen apo jo?

Alibeaj: Po. Sot që flasim kemi dy probleme të mëdha të rangut kushtetues. E para, ka një kërkesë të hershme edhe nga SPAK-u: të drejtën për të kandiduar edhe ata, si gjithë prokurorët e tjerë, që në përfundim të mandatit të tyre të mund të ripozicionohen. Duhet ndryshim kushtetues për këtë. As Rama e as Berisha nuk e zënë me gojë.

E dyta është edhe më e rëndë. Çfarë ndodhi para katër javësh në parlament me kërkesën e SPAK? Nuk iu hoq imuniteti një ish-ministreje. Pse nuk iu hoq? Sepse në Kushtetutën shqiptare, për ta hequr imunitetin, kërkohet një procedurë që në këtë rast nuk u realizua, pasi Rama nuk donte. Sot duket qartë se imuniteti në Kushtetutë po përdoret për t’iu kundërvënë drejtësisë. A është ky një problem i madh kushtetues? Sigurisht që po.

Këta bien dakord të bëjnë ndryshime për sistemin zgjedhor, për të zvogëluar numrin e deputetëve, për të kufizuar mundësinë e partive të reja dhe për të ngushtuar reformën administrativo-territoriale, por nuk gjejnë kohë dhe hapësirë për të ndryshuar ato që janë vërtet nevoja. Edhe këto lëvizje që po i japin njëri-tjetrit në distancë për ndryshime kushtetuese janë pjesë e kësaj qasjeje.

Lexuar: 14

Lajme te ngjashme

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?

Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës

Lajmet e fundit

Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge

21 Gusht, 2026

Protestat studentore detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje: Pritet të mbahen në tetor

21 Gusht, 2026

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

21 Gusht, 2026

Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

21 Gusht, 2026

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.