Vlerësim për humanizmin: Erkan Arifi pret drejtuesit e “El Hilal”

Sot, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me sektorin civil, patëm nderin të mirëpresim në ambientet e Komunës drejtuesit e shoqatës humanitare “El Hilal”, një organizatë me një histori të çmueshme 35-vjeçare në vendin tonë.
Gjatë takimit, diskutuam mbi parimet bazë për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë dhe u dakorduam për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet dy institucioneve tona. Ky hap do të shërbejë si një urë lidhëse për realizimin e projekteve të përbashkëta me interes shoqëror.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të pashoq, i nderova përfaqësuesit e shoqatës me një Mirënjohje për humanizmin e treguar ndër dekada. Gjithashtu, pranova me kënaqësi një libër dhuratë që dokumenton rrugëtimin dhe veprimtarinë e pasur të “El Hilal” ndër vite.
Vazhdojmë të jemi të hapur dhe mbështetës ndaj organizatave që punojnë për të mirën e komunitetit tonë./Televizioni News

