Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

22 Korrik, 2026

E gjithë Zvicra flet për mësuesin shqiptar nga Kumanova, nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

22 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Korrik, 2026

“Wizz Air” e zgjeron bazën në Shkup me aeroplanin e 7-të

21 Korrik, 2026

Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në Komunën e Gostivarit për shkak të problemit me ujin e pijshëm

21 Korrik, 2026

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

21 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 22 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ministri Salla në Berat me përpunuesit e vajit të ullirit: Modele bashkëpunimi për rritje ekonomike dhe paga më të larta në bujqësi

TV NewsBy TV News10 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, zhvilluan këtë të premte një takim me përpunuesit e vajit të ullirit në Berat.

Në fokus të takimit ishte rritja e pagave, investimet në agropërpunim dhe forcimi i skemave mbështetëse për fermerët dhe përpunuesit.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi rëndësinë e modelit të bashkëpunimit bujqësor të ndërtuar në Berat, duke e cilësuar atë si një shembull konkret për t’u shtrirë në të gjithë vendin.

“Është një model që kemi krijuar me bashkinë e Beratit dhe me fermerët e përpunuesit e vajit të ullirit, të cilin do ta zgjerojmë në të gjithë territorin, në mënyrë që të krijojmë një ekonomi më të madhe bashkëpunimi mes fermerëve,” u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se përmes këtyre modeleve synohet rritja e vlerës së prodhimit dhe përpunimit vendas.

“Në përllogaritjet tona, këto modele krijojnë 25 – 30% më shumë vlerë, për shkak të përpunimit dhe organizimit të fermerëve,” tha Salla.

Ai bëri të ditur se mbështetja për sektorin do të vijojë përmes skemave kombëtare dhe fondeve të agropërpunimit, si dhe përmes programeve të Bashkimit Europian.

“Janë rreth 50 milionë euro të dedikuara për agropërpunimin nga fondet e BE, të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin, duke ndërtuar modele konkrete në çdo bashki,” theksoi ministri.

Në vijim, Ministri Salla u ndal te ndikimi i sektorit bujqësor në punësim dhe rritjen e pagave, duke evidentuar progresin e viteve të fundit.

“35% e të punësuarve në vend janë në sektorin bujqësor. Nga një pagë minimale prej 40 mijë lekësh në vitin 2024, në vitin 2026 kemi një pagë 50 mijë lekë. Ky është një progres që duhet ta mbështesim më tej,” deklaroi ai.

Në përfundim, ai theksoi se politikat e qeverisë do të vijojnë të fokusohen në mbështetjen direkte për fermerët, investimet në infrastrukturë dhe ujitje-kullim, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit mes tyre.

“Duhet të bashkohemi për të krijuar modele dhe mundësi ekonomike më të mëdha për fermerët dhe për të forcuar zhvillimin e sektorit,” përfundoi Ministri Salla.

Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Nis aksioni për rrënimin e 11 vilave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman

Abazoviqi merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit kosovar

287 refuzime nuk e ndalën: Historia e Qëndresës që pushtoi politikën në Zvicër

Mehazi: Mali i Zi me 600 mijë banorë shtet i pavarur, ndërsa 600 mijë shqiptarë të jenë pakicë në Maqedoni

Tre kosovarë janë zhdukur në Shkup, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre! Shpërndajeni!

Drama para finales së Botërorit: Ish-kampioni i botës nuk lejohet të hyjë në SHBA, i kërkon ndihmë Trumpit

Lajmet e fundit

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi është “shtet pa bazament historik, i ndërtuar në tokë të huaj”

22 Korrik, 2026

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

22 Korrik, 2026

Mickoski për dëmet nga stuhia: Do të vlerësohen dhe do të kompensohen

22 Korrik, 2026

Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët

22 Korrik, 2026

Qendra për Menaxhim me Kriza: Dëme në Shkup, Koçan, Shtip, Kumanovë e Strumicë

22 Korrik, 2026

E gjithë Zvicra flet për mësuesin shqiptar nga Kumanova, nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

22 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

22 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.