Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026

Rexhepi: Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe uniteti për BDI-në në Tetovë

13 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Toshkovski: Ka hyrë në fuqi rregullorja e re në “Safe City”, me të cilën rritet pragu i tolerancës për shoferët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu31 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga dita e nesërme fillon zbatimi i projektit “Qytet i Sigurt”. Nuk do të ketë më paralajmërime për ata që kryejnë shkelje, por do të shqiptohen gjoba në përputhje me sistemin që po e implementojmë.

Ky sistem nuk është për ndëshkim, por ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore, sepse jeta e njeriut nuk ka çmim, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në një paraqitje në RTVM, ai informoi se që nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi një Rregullore e re, me të cilën rritet pragu i tolerancës për shoferët.

“Në periudhën e kaluar kishte një numër të madh vërejtjesh, sepse në fazën fillestare nuk kishte tolerancë në kuadër të paralajmërimeve për qytetarët. Prandaj, ne vendosëm një tolerancë që ishte e vlefshme sipas legjislacionit ekzistues: 6 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë, dhe 8 km/orë për shpejtësi mbi 100 km/orë. Rregullorja, që është në kompetencë të Ministrisë së Energjetikës, u ndryshua në konsultim me ekspertë, profesorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe hyri në fuqi ditën e djeshme.

Sipas rregullores së re, për shpejtësi deri në 50 km/orë mbetet e njëjta tolerancë si më parë – 6 km/orë. Kjo do të thotë se nëse vozitni në një zonë ku kufiri është 30 km/orë, kamera nuk do t’ju regjistrojë për shkelje nëse vozitni me 36 km/orë, por do t’ju regjistrojë nga 37 km/orë.

Për shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë, toleranca ligjore sipas rregullores së re është 9 km/orë. Kjo do të thotë se nëse kufiri është 50 km/orë dhe vozitni me 51 km/orë, kamera do t’ju regjistrojë dhe do t’ju dërgojë njoftim, ndërsa sistemi do t’ju ndëshkojë nëse vozitni me 60 km/orë.

Në zonat ku kufiri është 100 km/orë, toleranca është 12 km/orë. Pra, do të sanksionoheni nëse kufiri është 100 km/orë dhe ju vozitni, për shembull, me 113 km/orë. Këto toleranca janë të përcaktuara në kuadër të rregullores së Ministrisë së Energjetikës dhe konsiderohen plotësisht të pranueshme, me qëllim funksionalizimin e sistemit dhe shpëtimin e sa më shumë jetëve njerëzore. Qëllimi nuk është ndëshkimi, por më pak të lënduar, më pak aksidente dhe më pak humbje jetësh, theksoi ministri Toshkovski.
Në kontekst të sigurisë në komunikacion, ministri paralajmëroi edhe një projekt tjetër që do të zbatohet në ditët në vijim me mbështetjen e Telekomit të Maqedonisë.

“Për të gjitha shkeljet që bëhen brenda kufijve të tolerancës, pra nga 30 deri në 36 km/orë në zonat me kufi 30 km/orë, dhe nga 50 deri në 59 km/orë në zonat me kufi 50 km/orë, Ministria e Punëve të Brendshme do të dërgojë mesazhe informuese për çdo qytetar që e ka tejkaluar shpejtësinë. Me këto mesazhe do t’u tërhiqet vëmendja qytetarëve se, edhe pse vozitin brenda tolerancës ligjore dhe nuk do të ketë gjobë apo shkelje, ata ende e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar me ligj. Nëse, mos e dhëntë Zoti, një qytetar vozit me 55 km/orë në një zonë ku lejohet maksimumi 50 km/orë dhe shkakton lëndime të rënda trupore ndaj një këmbësori, ai do të mbajë përgjegjësi penale, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Lexuar: 155

Lajme te ngjashme

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

Lajmet e fundit

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.