Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lëvizja Anti-Bixhoz: Dyshime se nuk do të miratohet ligji për kazinotë

13 Maj, 2026

Mickoski: Spitali “8 Shtatori” do të jetë më moderni prej këtu deri në Vjenë!

13 Maj, 2026

VLEN vendos kufij ndaj bixhozit: Kazinotë larg shkollave dhe ndalim reklamave

13 Maj, 2026

Kampioni i boksit bashkohet me “kampionin” e politikës: Luan Krasniqi përkrah Albin Kurtin

13 Maj, 2026

Azir Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

13 Maj, 2026

Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejt do të prezantojmë zgjidhje”

13 Maj, 2026

Frutat dhe perimet drejt një vale të re shtrenjtimi në Maqedoni të Veriut

13 Maj, 2026

Protesta e dytë studentore më 18 maj në Shkup: “Si të parët tanë për këtë amanet!”

13 Maj, 2026

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

13 Maj, 2026

Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

13 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 13 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

171 MILIONË EURO PËR BALLKANIN! Maqedonia përfiton për projekte energjetike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë

Bruksel, 28 janar – Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit. Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit. Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku. (REL)

Lexuar: 197

Lajme te ngjashme

Lëvizja Anti-Bixhoz: Dyshime se nuk do të miratohet ligji për kazinotë

Mickoski: Spitali “8 Shtatori” do të jetë më moderni prej këtu deri në Vjenë!

VLEN vendos kufij ndaj bixhozit: Kazinotë larg shkollave dhe ndalim reklamave

Azir Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejt do të prezantojmë zgjidhje”

Frutat dhe perimet drejt një vale të re shtrenjtimi në Maqedoni të Veriut

Lajmet e fundit

Lëvizja Anti-Bixhoz: Dyshime se nuk do të miratohet ligji për kazinotë

13 Maj, 2026

Mickoski: Spitali “8 Shtatori” do të jetë më moderni prej këtu deri në Vjenë!

13 Maj, 2026

VLEN vendos kufij ndaj bixhozit: Kazinotë larg shkollave dhe ndalim reklamave

13 Maj, 2026

Kampioni i boksit bashkohet me “kampionin” e politikës: Luan Krasniqi përkrah Albin Kurtin

13 Maj, 2026

Azir Aliu për hantavirusin: Grup i ekspertëve po përgatit plan, në rast të krizës eventuale

13 Maj, 2026

Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejt do të prezantojmë zgjidhje”

13 Maj, 2026

Frutat dhe perimet drejt një vale të re shtrenjtimi në Maqedoni të Veriut

13 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.