Përveç në Shqipëri, tashmë autoblinda ushtarake “SHOTA” do të prodhohet edhe në Kosovë.
Kjo pajisje ushtarake do t’i shtohet stokut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrëveshjes së darkorduar mes ministrave të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Pirro Vengu.
Këtë e konfirmoi për Tëvë1, zëdhënësja e Ministrisë në detyrë të Mbrojtjes, Liridona Gashi.
“Konfirmojmë se autoblinda ushtarake ‘Shota’ e dizajnuar në Shqipëri do të prodhohet edhe në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit në industri të mbrojtjes të arritur përmes marrëveshjes trelatare ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë që u nënshkrua në mars të vitit 2025. Sa i përket fillimit të prodhimit, ende jemi në fazën e aspektit logjistik të implementimit të kësaj marrëveshje, megjithatë lajm i rëndësishëm është fakti që kemi dakordim me Shqipërinë që të fillojë prodhimi dhe në Kosovë”, deklaroi ajo.
Autoblinda ushtarake “Shota”, e projektuar si mjet MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), ofron kapacitet transport 2 anëtarë ekuipazhi + deri në 8 ushtarë, blindim balistik BR7, rezistent ndaj municioneve 7.62mm.
Është i projektuar për mbrojtje të lartë ndaj minave dhe ndaj shpërthimeve deri në 6kg TNT nën mjet.
Gjithashtu është i përshtatshëm për terrene të vështira, ka ulëse anti-shpërthim, xhama balisitkë dhe sistem modern sigurie.

