Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026

ASH: Kryetari i Haraçinës largon nga puna tre familjarë të dëshmorëve

22 Janar, 2026

Ali Ahmeti takoi ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

22 Janar, 2026

Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli

22 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Janar
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Amerika e do Kosovën ne NATO

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Janar, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Profesori Enver Bytyçi tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qëndruar pa qëllim jashtë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se roli i tyre ka qenë i pranishëm, por i deleguar te autoritetet e Brukselit.
Sipas tij, përgjegjësia dhe aktiviteti i këtij dialogu janë mbuluar nga autoritetet e Brukselit dhe jo nga Uashingtoni, ndërsa qëndrimi i SHBA-ve jashtë procesit do të sillte një moment në të cilin ato do të deklaronin qartë pozicionin dhe interesat e tyre jetike në Kosovë, duke çuar edhe në mënjanimin e një dialogu tashmë të përfunduar, pasi SHBA-të besojnë se procesi ka marrë fund që në Vjenë, me përcaktimin e statusit të Kosovës.
“SHBA kanë qëndruar jo pa qëllim jashtë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë qenë prezent, por përgjegjësia dhe aktiviteti i këtij dialogu është mbuluar nga autoritetet e Brukselit dhe jo Uashingtonit. Qëndrimi jashtë këtij dialogu do të sillte një moment ku SHBA-të do të deklaronin pozitën e tyre dhe interesat e tyre jetikë në Kosovë, dhe për pasojë edhe mënjanimin e dialogut tashmë të përfunduar, sepse SHBA-të besojnë se dialogu ka përfunduar në Vjenë për statusin e Kosovës”, deklaroi Bytyçi në Euronews Albania.“Me lëshimet që janë bërë në Vjenë, lëshime kushtetuese për pozitën e minoritetit serb dhe minoriteteve të tjera në Kosovë. Janë lëshime që nuk i ka bërë asnjë vend tjetër evropian dhe demokratik. Ato lëshime do të mbeten në fuqi sepse kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e pakicave. SHBA-të mendojnë se janë kundër çdo lëshimi tjetër përveç atyre çfarë përcakton kushtetuta e Kosovës. Rekomandime dhe disa rregullime mund të bëhen, por pa cënuar sovranitetin, integritetin territorial dhe kushtetutën e Kosovës”.
“Në këtë aspekt, është një hap pozitiv, por edhe një hap madhor në funksionimin e shtetit dhe në zhvillimin e shtetit të Kosovës. Problemi që qëndron është njohja reciproke e të dyja vendeve, kjo do të ndodhë sepse SHBA-të kanë përshpejtuar hapat për të vendosur autoritetin e tyre në disa vende, të cilat kanë qenë satelite të Rusisë edhe të Kinës. Vendosja e autoritetit tek Venezuela, Siria, Irani dhe vende të tjera ka dërguar mesazhe të qarta dhe SHBA-të janë përpara një riformatimi të rendit botëror, e cila do të thotë që duhet të jesh real. Edhe ky dokument i SHBA-ve për Kosovën bëhet në këtë kuadër, që do të thotë se edhe Kosova, ashtu si vendet e tjera, është në interes të SHBA-së dhe do të jetë pjesë e ardhshme e rendit botëror”, u shpreh profesori.
Lexuar: 63

Lajme te ngjashme

Kurti në Davos: Ekonomia në Kosovë po rritet çdo vit

Presidentja Osmani nënshkruan për Bordin e Paqes me Presidentin amerikan, Donald Trump

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Policia e Kosovës konfiskon fishekë, maska ushtarake e uniforma me simbole të Serbisë në Leposaviq

Kamberi sjell lajmin e fuqishëm: Kongresi i SHBA vjen në përkrahje të shqiptarëve të Luginës!

Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet

Lajmet e fundit

Media amerikane: Administrata Trump po shqyrton tërheqjen e plotë të trupave nga Siria

23 Janar, 2026

Aleanca për Shqiptarët kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër Diskriminimit

23 Janar, 2026

Jam bërë Pink Panther në shtëpinë time – falë faturës së rrymës

23 Janar, 2026

Deputetët sot vendosin për “Safe City”-n

23 Janar, 2026

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 Janar, 2026

Moti me vranësira dhe diell, temperatura maksimale deri në 7 gradë

23 Janar, 2026

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri: Familjarët e dëshmorëve nuk janë prekur, por po respektohen

22 Janar, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.