Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Gjermani/ Goditet CDU e Merz, AfD merr një tjetër fitore

21 Shtator, 2026

​Vjosa Osmani në New York, në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”

20 Shtator, 2026

Sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë, arrestohet 40-vjeçarja

20 Shtator, 2026

Tri vetura digjen brenda disa orëve në Çair dhe Gazi Babë

20 Shtator, 2026

Rrahje në Aeroportin e Shkupit, disa persona përleshen para udhëtarëve

20 Shtator, 2026

Samir Mane ndalohet në Rinas, i ndalohet dalja jashtë vendit

20 Shtator, 2026

Meksikani me tre mbiemra e rreh me “llos” një polic në Shkup

20 Shtator, 2026

Bujar Bekteshi vjen me videoklipin e ri – “Çmimi i Dashnis”!

20 Shtator, 2026

Elifi nga Dibra lëviz me karrocë dhe dy motrat e saj çdo ditë e hypin dhe zbresin nga kati i katërt! Ato kanë nevojë për ndihmën tonë!

20 Shtator, 2026

Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speicales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu

20 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 21 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përgatiti: Anila Pajaziti

Me afrimin e aktivizimit të plotë të sistemit të kamerave inteligjente për monitorimin e trafikut, të njohur si “Safe City”, interesimi i qytetarëve për të ditur sa kushtojnë shkeljet, cilat janë gjobat më të larta dhe në cilat raste merret patenta e shoferit, është rritur ndjeshëm, përcjell INA.

Aktualisht sistemi ndodhet në fazë testuese, por autoritetet paralajmërojnë se shumë shpejt dënimet do të shqiptohen në mënyrë automatike përmes kamerave.

Në bazë të zbatimit praktik të Ligjit për Siguri në Komunikacion në Maqedoninë e Veriut, gjobat variojnë nga 15 euro për shkeljet më të lehta, deri në 300 euro dhe ndalim të patentës nga 3 deri në 12 muaj për shkeljet e rënda.

SHPEJTËSIA – SHKELJA MË E NDËSHKUAR

Brenda vendbanimit:

• Deri 10 km/h mbi limit
15 € gjobë – pa ndalim patente

• 30 – 50 km/h mbi limit
50 € gjobë – pa ndalim patente

• Mbi 50 km/h mbi limit
300 € gjobë + ndalim patente 3–12 muaj

Jashtë vendbanimit:

• Deri 30 km/h mbi limit
20 € gjobë – pa ndalim patente

• 30 – 50 km/h mbi limit
50 € gjobë – pa ndalim patente

• 50 – 70 km/h mbi limit
300 € gjobë + ndalim patente 3–12 muaj

SEMAFORI (E KUQE / E VERDHË)

• Shoferi
250 € gjobë + ndalim patente 3–12 muaj

• Këmbësori
50 € gjobë

VOZITJA NËN NDIKIMIN E ALKOOLIT

• Nga 0.5 promil e lart
250 – 400 € gjobë + ndalim patente 3–12 muaj

• Në rast rrezikimi serioz ose aksidenti
Procedurë penale + arrestim i përkohshëm

MOSDHËNIA E PËRPARËSISË SË KALIMIT

300 € gjobë + mundësi ndalim patente

KTHESA DHE RRETHRROTULLIMI

• Kthesë gjysmë-rrethore e ndaluar
45 € gjobë

• Shkelje në rrethrrotullim
45 € gjobë

NISJE E SHPEJTË / FRENIM I RËNDË

25 – 45 € gjobë

NDALIM OSE PARKIM I NDALUAR

25 – 150 € gjobë

PARAKALIM OSE ANASHKALIM I NDALUAR

35 – 250 € gjobë

SHKELJE TË TJERA TË PESHTA

• Telefon gjatë vozitjes
45 € gjobë

• Mosvendosje e rripit të sigurimit
20 € gjobë

• Lëvizje pa drita gjatë ditës
15 € gjobë

KUR MERRET PATENTA 3–12 MUAJ

Ndalimi i patentës zbatohet në rastet:
✔ Tejkalim ekstrem i shpejtësisë
✔ Kalim në semafor të kuq
✔ Vozitje nën ndikimin e alkoolit
✔ Përsëritje të shkeljeve të rënda
✔ Shkaktim aksidenti me lëndime

KUR PASON ARRESTIM

✔ Vozitje pa patentë
✔ Alkool në gjak mbi kufijtë ekstremë
✔ Aksidente me pasoja të rënda për jetën

ULJA E GJOBËS

Nëse gjoba paguhet brenda 8 ditëve, në shumë raste:
shuma zvogëlohet deri në 50%

Kur pritet të nisë zyrtarisht “Safe City”?

Fillimisht ishte paralajmëruar që kamerat radar të sistemit “Safe City” të nisin zyrtarisht nga muaji janar, por ky afat ende nuk është bërë definitiv, përcjell INA. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se mund të ketë shtyrje të afatit, për shkak të nevojës për korrigjime shtesë në sistem, përfshirë përshtatjen e gjobave për tejkalimet, tolerancë në shpejtësi për 10%, harmonizimin e sinjalistikës rrugore, si dhe vendosjen e saktë të shenjave të komunikacionit në zonat e mbuluara nga radarët. Sipas autoriteteve, qëllimi është që sistemi të nisë zbatimin vetëm pasi të krijohen kushte të plota për një ndëshkim të drejtë, të saktë dhe ligjërisht të qëndrueshëm.(INA)

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë, arrestohet 40-vjeçarja

Tri vetura digjen brenda disa orëve në Çair dhe Gazi Babë

Rrahje në Aeroportin e Shkupit, disa persona përleshen para udhëtarëve

Meksikani me tre mbiemra e rreh me “llos” një polic në Shkup

Elifi nga Dibra lëviz me karrocë dhe dy motrat e saj çdo ditë e hypin dhe zbresin nga kati i katërt! Ato kanë nevojë për ndihmën tonë!

Tragjedi në rrugën Manastir–Prilep, humb jetën 17-vjeçarja

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Gjermani/ Goditet CDU e Merz, AfD merr një tjetër fitore

21 Shtator, 2026

​Vjosa Osmani në New York, në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”

20 Shtator, 2026

Sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë, arrestohet 40-vjeçarja

20 Shtator, 2026

Tri vetura digjen brenda disa orëve në Çair dhe Gazi Babë

20 Shtator, 2026

Rrahje në Aeroportin e Shkupit, disa persona përleshen para udhëtarëve

20 Shtator, 2026

Samir Mane ndalohet në Rinas, i ndalohet dalja jashtë vendit

20 Shtator, 2026

Meksikani me tre mbiemra e rreh me “llos” një polic në Shkup

20 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.