SPB Shtip – DPB Dellçevë, në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë, ngriti kallëzim penal kundër D.C. (53) nga Dellçeva për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumenti” nga Kodi Penal.
Më 01.06.2023, ajo bleu test të falsifikuar të gjuhës angleze nga Bullgaria dhe më 29.06.2023, e dorëzoi atë si shtojcë në dokumentet për shpalljen publike për zgjedhjen e drejtorit të shkollës së mesme “Metodi Mitevski Brico” në Dellçevë.
Në bazë të dokumenteve të paraqitura, komisioni arriti në përfundimin se D.C. i plotëson kushtet e përcaktuara në shpalljen publike, dhe pas procesverbalit të përgatitur, kryetarit të komunës së Dellçevës iu dorëzua propozim që ajo të zgjidhet drejtoreshë. Në bazë të propozimit të paraqitur, më 12 korrik 2023, kryetari i komunës së Dellçevës përgatiti vendim me të cilin aplikantja u zgjodh drejtoreshë e shkollës.

