Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Raporti i KE-së konstaton dështimin e vendit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI ndërkohë vlerëson se raporti i KE-së për klasterin e parë përmban kritikat më serioze që ka marrë Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit. Klasteri i parë, siç tha nënkryetari I BDI-së, Arbër Ademi, është thelbi i negociatave me BE-në, pasi i njëjti përfshinë demokracinë, administratën publike, ekonominë dhe prokurimet publike.

“Pa ecuri në këto fusha nuk ka negociata, nuk ka kapituj të ri, nuk ka përparim drejt BE-së. Qeveria aktuale ka dështuar pothuajse në të gjitha standardet themelore evropiane, duke e future procesin integrues në bllokadën më të thellë që ka përjetuar vendi ynë”, theksoi Ademi. Sipas tij, gjetjet e raportit të KE-së konfirmojnë se vendi ka dështuar në sferën e  sundimit të ligjit.

“Komisioni Evropian konstaton qartë, nuk ka pasur asnjë përparim në pavarësinë e gjyqësorit. As për gjyqësorin , as për prokurorinë nuk është arritur pavarësi financiare. Për gjyqësorin nuk është përmbushur kushti ligjor 0.8% të PBB-së nga buxheti i shtetit, për prokurorinë nuk është përmbushur kushti ligjor për 0.4% nga PBB”, theksoi Ademi. AI më tej tha se vendi ka ngecje edhe për sa i përket luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, ndërsa dështimin për këtë ai ia faturon qeverisë.

“Korupsioni mbetet i përhapur, rastet e profilit të lartë nuk përfundojnë kurrë,  institucionet anti-korrupsion janë të dobëta dhe joefikase, ngjarjet tragjike të vitit 2025 janë dëshmi e mosfunksionimit të thellë të shtetit. Kjo përbën dështim total të qeverisë për të garantuar llogaridhënie dhe integritet institucional”, theksoi Ademi, ndërsa bëri të ditur se vendi në raport ka përkeqësim të dukshëm edhe për sa i përket lirisë së mediave dhe të drejtave themelore.

“Liria e mediave është dobësuar. Transparenca e pronësisë së mediave mbetet problem serioz, institucionet që mbrojnë të drejtat e qytetarëve, përfshirë Avokatin e Popullit janë të dobësuara ose të pazgjedhura”, theksoi Ademi. Ai gjithashtu kritikoi edhe politizimin drastik të administratës, ligjet që nuk zbatohen dhe rekomandimet e paplotësuara nga viti i kaluar, ndërsa tha se kritikat më të mëdha janë edhe në sferën e ekonomisë

“Sa i përket ekonomisë, këtu kemi jostabilitet dhe jo reforma. Pa stabilitet dhe pa reforma. Raporti thekson mungesë disipline fiskale, projekte kapitale të pashfrytëzuara, rritje të informalitetit, moszbatim të rekomandimeve të planit të rritjes, kjo e vendos ekonominë e vendit në rrezik afatgjatë”, theksoi Ademi. Mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian, sipas Ademit është i qartë – mosmarrja e hapave për ndryshimet kushtetuese dhe ngecja në reformat ka ngrirë procesin e negociatave.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.