Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 14 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Diskutimet për Qeverinë: Çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

TV NewsBy TV News13 Nëntor, 2025 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kosova i mbajti zgjedhjet parlamentare në shkurt të 2025-tës, por viti lehtësisht mund të përfundojë pa një Qeveri të re.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Në ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje partive tjera politike që t’i linin anash inatet dhe të votonin për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit tjetër – kur i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani – por, partitë e mëdha shqiptare e bënë të qartë se nuk kanë votë për të.

Konjufca është mandatari i dytë i LVV-së, pas kreut të partisë, Albin Kurti, që do të provojë të formojë Qeverinë e re.

Kjo parti, ndonëse ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fillimvitit, nuk ka siguruar mjaftueshëm vende në Kuvend për ta zgjedhur e vetme Qeverinë.

“Kurti 2.5”, “Konjufca 1” apo tjetër?

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se beson që kabineti që do ta paraqesë Konjufca do të jetë i njëjtë me kabinetin e propozuar nga Kurti, dhe nëse përbërja dhe përkrahja politike nuk kanë ndryshuar, nuk pritet rezultat i ri në votim.

“Në këto rrethana, konsiderojmë që e vetmja mundësi reale për një qeveri të re do të ishte një marrëveshje politike për ta prodhuar një qeveri teknike, me mandat të kufizuar, dhe me disa objektiva të qarta, të cilat tashmë janë problematike”, shprehet Jakaj, duke përmendur si më kritike: miratimin e buxhetit të shtetit dhe të disa komunave për vitin e ardhshëm, ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe miratimin e buxhetit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Për dallim prej Konjufcës, që nuk është deklaruar në publik rreth formimit të Qeverisë, Kurti tha ditë më parë se këtë javë mund të ketë më shumë hollësi rreth procesit.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se nuk është mirë për Kosovën të ketë zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.

“Deputetët e Republikës janë para përzgjedhjes: ose ‘Kurti 2.5’ deri në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ deri në prill. Por, pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur”.

Pse nuk po thirret seanca?

Rëndom në Kosovë, seancat për formim të Qeverisë janë mbajtur shpejt pasi është mandatuar një figurë për kryeministër.

Për Jakajn, situata e tanishme është e pazakontë, dhe ai është i befasuar me Konjufcën.

“Kam pasur pritje të tjera nga zoti Konjufca, që ai të jetë më i shpejtë dhe më dialogues me partitë tjera, në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”.

Përveç mungesës së votave, në Kosovë flitet gjerësisht se një tjetër arsye për zvarritje të procesit është që koha e zgjedhjeve eventuale të përshtatet me pushimet e diasporës në Kosovë, diku rreth 28 dhjetorit.

Jakaj shpreson që presidentja do ta evitojë këtë datë, meqë është periudhë feste në pjesën më të madhe të botës.

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin pas datës 24 dhjetor, do të përbënin problem, në kuptimin që të mos ketë prani ndërkombëtare për t’i monitoruar zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse Qeverinë nuk arrin ta bëjë as mandatari i dytë, atëherë presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Vetë Osmani tha ditë më parë se u ka treguar krerëve të partive ish-opozitare që nëse nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e Qeverisë në detyrë për miratimin e ligjeve – sikurse ai për buxhetin ose Planin e Rritjes së BE-së – atëherë një kërkesë formale mund ta bëjë ajo në emrin e tyre, mirëpo fillimisht partitë duhet të kenë gatishmëri që ato ligje t’i votojnë në Kuvend.

“Ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje”, u shpreh ajo.

Sipas presidentes, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë gati 1 miliard euro, buxheti i shtetit dhe çështje tjera do të duhej të votoheshin “nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë”.

Çfarë nëse vendi shkon në zgjedhje?

Ekspertët parashikojnë që do të gjendet një mënyrë që Kosova të ketë buxhet deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, ndërsa fondet e huaja rrezikojnë të humbin.

Nëse pas 31 marsit s’ka institucione funksionale, atëherë vendi do të përballet me situatë të paparashikueshme, meqë nuk do të ketë paga për punëtorët e sektorit publik dhe as operatorët e sektorit privat nuk do të mund t’i kryejnë punët e tyre, në mungesë të kryerjes së obligimeve nga ana e shtetit.

Megjithatë, partitë vazhdojnë të mos gjejnë mes, dhe besojnë se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni i vetëm real.

Njohësit e çështjeve politike, në anën tjetër, nuk presin ndryshime të mëdha në rezultate, dhe përsërisin që vetëm kompromisi e nxjerr vendin nga kriza.

Mbetet të shihet kush do ta bëjë kthesën e madhe…/rel

Lexuar: 132

Lajme te ngjashme

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

Vota e diasporës/ “Nëse Vetëvendosja i fiton 65%, i merr 52 deputetë”

Vdes komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari nga Prekazi

Kosova në pritje të formimit të qeverisë, ja çka thonë nga VETËVENDOSJE dhe partitë tjera

Akademikja greke: Në 1831 shumica e shtëpive të Athinës ishin shqiptare

Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.