Afrim Gashi :
Sot pata nderin të zhvilloj takim të përzemërt me ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, z. Rexhep Alltepe nga Turqia. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, me theks të veçantë në lidhjet midis qyteteve, mundësitë ekonomike dhe shkëmbimet kulturore.
Sot pata nderin të zhvilloj takim të përzemërt me ish-kryetarin e Bashkisë së Bursës, z. Rexhep Alltepe nga Turqia. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, me theks të veçantë në lidhjet midis qyteteve, mundësitë ekonomike dhe shkëmbimet kulturore.E falenderova për mbështetjen dhe interesin e tij të deritanishëm për Maqedoninë e Veriut, si dhe për kujdesin e tij ndaj bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në Turqi. Besoj se përvoja dhe kontaktet që ka z. Alltepe mund të kontribuojnë në partneritete dhe projekte të reja me interes të ndërsjellë.
Ne vazhdojmë të ndërtojmë ura miqësie dhe besimi, me një vizion të qartë: më shumë mundësi për qytetarët tanë, më shumë bashkëpunim dhe lidhje më të forta midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

