Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Jamie Vardy shënon në Serie A, i jep avantazhin skuadrës së tij ndaj Atalantas

26 Tetor, 2025

Fund dramatik, Liverpool shënon ndaj Brentford

25 Tetor, 2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 24 orë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve

25 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Jamie Vardy shënon në Serie A, i jep avantazhin skuadrës së tij ndaj Atalantas
  • Fund dramatik, Liverpool shënon ndaj Brentford
  • Trump ultimatum Hamasit: Keni 24 orë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve
  • Greva e doganierëve grekë të hënën në kufi do të bllokojë veturat
  • Ramiz Lladrovci nuk kthehet duarthatë nga stadiumi, Granit Xhaka i bën një dhuratë/VIDEO
  • Ibrahimi dhe Gashi në Strugë: Mbështetje e plotë për Mendi Qyrën
  • Arinjtë në Mramor të Prishtinës festojnë Halloween’in më herët, i ndjekin mediat ndërkombëtare (Video)
  • Van Dijk ‘kërkah hiç’, Liverpool pëson edhe golin e tretë
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

25 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes tyre ekzistojnë dallime në qëndrime sa i përket disa çështjeve shtetërore.

Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur.

“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime. Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në bashkëpunimin ndërshtetëror me Kosovën kemi bërë përparim të dukshëm dhe po punojmë për projekte madhore, si hekurudha Durrës–Prishtinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj edhe kritikave për afrimin e tij me Serbinë, duke thënë se e kupton ndjeshmërinë që ekziston në Kosovë për shkak të historisë së dhimbshme të luftës.

“I mirëkuptoj të gjitha etiketimet që më vihen, sepse burojnë nga kujtime shumë të freskëta dhe tragjike të popullit të Kosovës. Nuk i marr me të keq, sepse jam mësuar me këtë. Unë punoj për të vërtetën dhe për njerëzit që më besojnë, jo për të kënaqur këdo”, theksoi ai.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Rama përsëriti qëndrimin e tij se Kosova duhet të përmbushë të gjitha obligimet e marra përsipër dhe më pas t’i kërkojë Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit.

“Sipas meje, Kosova duhet të përmbushë në mënyrë të njëanshme të gjitha detyrimet që dalin nga dialogu dhe t’ia lërë topin Serbisë. Pastaj t’u thotë vendeve të Evropës: ‘Ne i kemi bërë detyrat tona, tani është radha e Serbisë’. Duhet të shkëputet plotësisht nga ideja e varësisë ndaj Serbisë dhe të ecë përpara si shtet sovran”, u shpreh Rama.

Lexuar: 35

Lajme të ngjashme

Ramiz Lladrovci nuk kthehet duarthatë nga stadiumi, Granit Xhaka i bën një dhuratë/VIDEO

Arinjtë në Mramor të Prishtinës festojnë Halloween’in më herët, i ndjekin mediat ndërkombëtare (Video)

“Jemi kërthiza e BE-së”, Rama në Berlin: Bashkimi Evropian u zgjua, tani na duan me vepra jo vetëm me fjalë

“Zoti e shpëtoi Donald Trump për të shpëtuar dhe Evropën”, Rama nga Berlini: BE-ja të reflektojë

Kosova dhe sfidat e dialogut me Serbinë

Investimi në rrugën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton ecurinë e punimeve në autostradë

showbiz

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Showbiz 24 Tetor, 2025

Dashi Atmosfera yjore do jete goxha e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë…

Parashikimi i horoskopit 23 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Showbiz 23 Tetor, 2025

DashiSot energjia juaj është në kulm. Një mundësi e re profesionale ose bashkëpunim do të…

“Do jeni në humor të shkëlqyer” – Horoskopi 22 tetor

Showbiz 22 Tetor, 2025

DashiDitë ideale kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për…

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Showbiz 21 Tetor, 2025

Dashi Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund…

Vesa feston kështu përvjetorin me Mirlindin

Showbiz 21 Tetor, 2025

Pas një periudhe të gjatë pa ndarë momente nga jeta e saj sentimentale, Vesa Vllasaliu…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.