Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

16 Gusht, 2026

Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup

16 Gusht, 2026

Arrestohet gjermani në Maqedoni, mbi 200 km/h në autostradë

16 Gusht, 2026

E sulmoi fizikisht nusen e vëllait, arrestohet autori

16 Gusht, 2026

Mësuesit shqiptarë nga Zvicra pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës

16 Gusht, 2026

Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

16 Gusht, 2026

Rasti Grubi trondit BDI-në: Ku janë sot ata që dje ishin pranë tij?

16 Gusht, 2026

Lindriti dhe Dona shkëlqejnë në dasmën e tyre madhështore

16 Gusht, 2026

Të shtëna me armë në Pejë, sulmohet një person

16 Gusht, 2026

BDI: Ministrja Janevska sulmon Badenterin dhe Marrëveshjen e Ohrit

16 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 16 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BE: Mbështesim përpjekjet e Trump, jemi kundër lëshimit të territorit ukrainas

TV NewsBy TV News21 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin rus, Vladimir Putin se po vonon kohën në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës dhe kundërshtuan çdo lëvizje për të detyruar Kievin të dorëzojë territorin e pushtuar nga forcat ruse në këmbim të paqes, siç ka sugjeruar herë pas here presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Tetë udhëheqës evropianë, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë në një deklaratë të përbashkët, se kanë ndërmend të vazhdojnë me planet për të përdorur miliarda dollarë euro të Moskës në asete të ngrira jashtë vendit për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën, pavarësisht disa dyshimeve në lidhje me ligjshmërinë dhe pasojat e një hapi të tillë.

Në deklaratë, ata shprehën mbështetje për përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë, ndërsa ai përgatitet të takohet me Putinin në Budapest, Hungari në javët e ardhshme.

“Udhëheqësit mbeten të përkushtuar ndaj parimit se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”, thuhet në deklaratë.

Trump, muajin e kaluar ndryshoi qëndrimin e tij se Ukraina do të duhej të lëshonte territor dhe se ajo mund të fitonte sërish tokat e pushtuara nga Rusia.

Megjithatë, pas një telefonate me Putini javën e kaluar dhe një takimi pasues me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy të premten, Trump e ndryshoi sërish qëndrimin e tij dhe i bëri thirrje Kievit dhe Moskës të “ndalen aty ku janë” në luftën më shumë se 3-vjeçare.

Trump tha të hënën se, ndërsa mendon se është e mundur që Ukraina të mundë Rusinë, tani dyshon se kjo mund të ndodhë. Udhëheqësit ukrainas dhe evropianë po përpiqen ta mbajnë Trump në anën e tyre.

“Ne e mbështesim fuqimisht qëndrimin e presidentit Trump që luftimet duhet të ndalen menjëherë dhe se linja aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare e negociatave. Ne të gjithë mund të shohim se Putini vazhdon të zgjedhë dhunën dhe shkatërrimin”, thuhet në deklaratë.

Dinamika e angazhimit të Trump në konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore ka ndryshuar drejtim ndërsa ai kërkon një marrëveshje paqeje.

Rusia ka pushtuar rreth një të pestën e Ukrainës, por copëtimi i vendit të tyre në këmbim të paqes është i papranueshëm për zyrtarët e Kievit.

Lexuar: 16

Lajme te ngjashme

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Rusia në “tym e flakë” pas sulmeve me dronë nga Ukraina

Përmbyset autobusi në Hungari, raportohet për viktima

Fotoja që tronditi botën, historia e Conrad Schumann dhe rrethimit të Berlinit

Austri: E gjuajti me revole policin, burg të përjetshëm për kosovari

Kina thyen rekordin: Treni maglev arrin 800 km/h për 5.3 sekonda

Lajmet e fundit

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

16 Gusht, 2026

Hidhet bombë drejt një shtëpie në ‘fshatin e milionerave’ në Shkup

16 Gusht, 2026

Arrestohet gjermani në Maqedoni, mbi 200 km/h në autostradë

16 Gusht, 2026

E sulmoi fizikisht nusen e vëllait, arrestohet autori

16 Gusht, 2026

Mësuesit shqiptarë nga Zvicra pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës

16 Gusht, 2026

Në fund të muajit nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

16 Gusht, 2026

Rasti Grubi trondit BDI-në: Ku janë sot ata që dje ishin pranë tij?

16 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.