Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nga 1500 deri 5000 euro, MINT gjobit KEDS’in për njehsorë me afat të skaduar

14 Prill, 2026

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

14 Prill, 2026

Moti sot

14 Prill, 2026

Mbahet sot dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës

14 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 14 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Molises! Inaugurohet statuja e Skënderbeut në Itali

TV NewsBy TV News19 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.

“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.

Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.

Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.

Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.

“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, – theksoi Presidenti Begaj.

Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkëatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.

Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.

“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!” – u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”.

Lexuar: 211

Lajme te ngjashme

Nga 1500 deri 5000 euro, MINT gjobit KEDS’in për njehsorë me afat të skaduar

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

Mbahet sot dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës

Lajmet e fundit

Nga 1500 deri 5000 euro, MINT gjobit KEDS’in për njehsorë me afat të skaduar

14 Prill, 2026

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte!

14 Prill, 2026

Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza!

14 Prill, 2026

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

14 Prill, 2026

NASA publikon pamje të reja të Hënes!

14 Prill, 2026

LSDM: Pas rënies së Orbanit do të ketë çlirimi të mediave edhe në Maqedoni

14 Prill, 2026

Aksion gjatë natës: Largohen tezgat në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.