Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

25 Gusht, 2026

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

25 Gusht, 2026

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25 Gusht, 2026

Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

25 Gusht, 2026

Mickoski: Kriza në Iran mund të zgjasë me vite, po shqyrtojmë masat! Ne kemi naftën më të lirë në rajon dhe inflacionin më të ulët

25 Gusht, 2026

ETHET E NILIT PERËNDIMOR PO PËRHAPEN NË BALLKAN: Raste të reja në Kroaci dhe Shqipëri, Maqedonia ndër vendet më të prekura

25 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 25 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Grabitje në Muzeun e Luvrit si në film! Në 7 minuta u vodhën 9 bizhuteri të paçmueshme, turistët: Ndodhi si te “Kodi i Da Vincit”

TV NewsBy TV News19 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një grabitje spektakolare ndodhi në orët e para të mëngjesit në Muzeun e Luvrit në Paris, ku tre persona vodhën në vetëm 7 minuta nëntë bizhuteri me vlerë të pallogaritshme nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës Eugenia.

Sipas “Le Parisien”, grabitësit mbërritën me dy motorë dhe hynë në muze nga një pjesë ku po kryheshin punime, pranë brigjeve të Senës. Ata përdorën një vinç për të hyrë direkt në katin e parë, në Galerinë e Apolonit – vendi ku ruhen bizhuteri të rralla dhe objekte të trashëgimisë perandorake.

Të pajisur me një sharrë elektrike, ata thyen xhamat dhe dy prej tyre hynë në muze, ndërsa i treti qëndroi jashtë për të mbikëqyrur. Ata grabitën objekte të çmuara si kurora, gjerdanë dhe byzylykë nga Galeria e Napoleonit dhe ajo e sundimtarëve francezë.

Fatmirësisht, diamanti i famshëm “Régent”, më i madhi i koleksionit me mbi 140 karatë, nuk ishte në mesin e objekteve të vjedhura. Ky diamant njihet edhe si “i mallkuar”, pasi shumë nga pronarët e tij kanë pasur fund tragjik.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për “vjedhje të organizuar” dhe e ka deleguar çështjen Njësisë Speciale për Luftimin e Krimit të Organizuar (BRB). Deri më tani, një nga sendet e vjedhura është gjetur jashtë muzeut  bëhet fjalë për kurorën e Perandoreshës Eugenia, e cila është dëmtuar dhe dyshohet se u braktis gjatë arratisjes.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se plani ishte i mirëorganizuar dhe u realizua me saktësi brenda 7 minutash. Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe ministrja e Kulturës, Rachida Dati, ndërsa muzeu u mbyll për publikun.

Vizitorët e tronditur përshkruan skena konfuzioni dhe kaosi ndërsa përhapej lajmi për grabitjen.
“Për rreth gjysmë ore kishte sirena që binin rreth e qark ndërtesës dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Padyshim që i shton pak dramë festës për të cilën mund t’u tregojmë njerëzve në të ardhmen”, tha dikush.

Një tjetër vizitor britanik, 38 vjeç, shtoi: “Ishte shumë emocionuese të ishe në vendngjarje kur ndodhi drama, si diçka nga Kodi Da Vinçi!”

/vizionplus.tv

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

Mucunski dhe Saar nënshkruajnë dy dokumente për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Izraelit

Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë arritur rekord në tregun europian

Miliarderi mysliman Asif Aziz shndërroi një nga objektet ikonike të Londrës në xhami

Lajmet e fundit

Trump dënon ekzekutimet në Iran: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të ndalet

25 Gusht, 2026

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

25 Gusht, 2026

“Pasaportë, letërnjoftim e librezë të ushtrisë ish-jugosllave” – Çka iu gjet tjetër Fatmir Shehollit?

25 Gusht, 2026

Takohen udhëheqësit e doganave të Maqedonisë dhe Kosovës, Dauti: Do të funksionojmë sipas standardeve evropiane!

25 Gusht, 2026

Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

25 Gusht, 2026

BE-ja po ndryshon rregullat e zgjerimit

25 Gusht, 2026

​28 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

25 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.