Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbahet të premten, më 17 shtator, në orën 17:00, një protestë gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për qytetarët që do të protestojnë të premten në Tiranë, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.Në një reagim në Facebook, LVV thekson se ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale që nga fillimi dhe kërkon që ata që kanë lobuar për formimin e saj të shprehin pendesë.

