Kandidatët e koalicionit VLEN dhe AKI edhe gjatë ditë së sotme kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në rrjetet sociale ka njoftuar se sot ka takuar banorët e Reçicës së Madhe.”Reçica e Madhe e vendosur për Tetovën që vazhdon përpara. Kënaqësi t’i takoj banorët e Reçicës së Madhe, ku prezantova punët që janë bërë dhe planet për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Prezenca e madhe në këtë tubim na jep sigurinë se Tetova e ka kuptuar se ka vetëm një opsion që ia do të mirën këtij qyteti”, ka shkruar Kasami.

