Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një sulm ajror rus në qytetin ukrainas Kostantinvka, në rajonin lindor të Donetskut. Lajmin e bëri të ditur guvernatori ushtarak rajonal, Serhii Khormbunov, përmes një njoftimi në Facebook të shtunën mbrëma.
Sipas autoriteteve lokale, një bombë e drejtuar nga ajri ra pranë një kishe ortodokse, duke shkaktuar plagosjen e katër civilëve dhe dëme të mëdha në ndërtesën fetare. Një person tjetër pësoi lëndime të lehta nga një bombë tjetër që goditi një zonë të afërt, ndërkohë që raportohen dëme në të paktën nëntë shtëpi.
Kostantinvka ndodhet vetëm pak kilometra larg vijës së frontit dhe ka qenë shpesh objektiv i sulmeve. Pjesë të mëdha të qytetit janë tashmë të shkatërruara nga lufta.
/vizionplus.tv