Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në mes të plazhit në Kaliforni, mes të plagosurve edhe fëmijë

12 Tetor, 2025

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

12 Tetor, 2025

Ahmeti nga Zhelina: Aleanca Kombëtare, mobilizim kombëtar për shqiptarët

12 Tetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • VIDEO/ Rrëzohet helikopteri në mes të plazhit në Kaliforni, mes të plagosurve edhe fëmijë
  • Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë
  • Ahmeti nga Zhelina: Aleanca Kombëtare, mobilizim kombëtar për shqiptarët
  • MADHËSHTORE – Shqipëria mposht Serbinë në shtëpinë e tyre
  • Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
  • Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus
  • Sadiku: Sonte në Opajë treguam se kush është fituesi më 19 tetor në Likovë!
  • Grabitja në Gostivar, u morën rreth 18 kilogramë ari në vlerë 1.8 milionë euro
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 12 Tetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Samitin e Brdo-Brionit kërkohet përshpejtim i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

6 Tetor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për t’i shmangur rreziqet që i kanosen rajonit, u tha në Samitin e Brdo-Brionitt që u mbajt të hënën në Durrës.

Në përfundim të Samitit, nikoqiri, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, mbajtën konferencë të përbashkët.

Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE, duke e konsideruar këtë si mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe ruajtje të sigurisë.

“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për ruajtjen e paqes dhe integrimin rajonal. Rajoni ynë përballet me sfidat e sigurisë, që kërkon një koordinim më të ngushtë mes nesh. Ne besojmë se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është i rëndësishëm pasi sjell zhvillim të qëndrueshëm dhe siguri. Ne shoqërinë tonë integrimi evropian është i mbështetur nga shumica e popullsisë se ne besojmë në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka deklaruar Begaj.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, theksoi nevojën për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së, e presidenti kroat ofroi ndihmën e vendit të tij.

“Unë jam ithtare e BE dhe besoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e saj jo vetëm për të mirën e tyre por edhe tonën. Siguria dhe paqja evropiane do jenë në rrezik nëse nuk ia dalim kësaj gjëra. Të gjithë anëtarët do të njohin nevojën për të përshpejtuar procesin. Sllovenia do të jetë promovuese dhe të gjejë zgjidhej për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Nuk mund të themi se projekti evropian po vdes. BE u ngrit si një projekt paqe dhe të jesh së bashku do të thotë të kesh paqe, siguri, përparim dhe e dimë se çfarë rrezikojmë nëse nuk kemi vullnetin e duhur për të përshpejtuar procesin”, ka deklaruar ajo.

“Qeveria kroate ofron ndihma të mundshme vendeve në rajon pa i diskriminuar dhe kështu do vijojë. Kur flasim në këtë nivel dialogu që është parakusht për marrëdhëniet e mira dhe ky është i vetmi qëllim i këtij takimi. Të bisedojmë mbi nevojat dhe problemet e bashkësisë evropiane që nuk janë të pakta dhe duhet të bisedojmë me lojtarët në botë se kushtet janë ndryshuar dhe bashkësia evropiane nuk është fuqi që kemi përmendur më parë”, ka thënë Zoran Milanoviç – President i Kroacisë.

Presidentja Osmani e kritikoi Bashkimin Evropian edhe nga ky forum për moslargimin e masave ndëshkuese, si dhe mosshqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në bllok.

“Kosova mbetet akoma nën sanksionet e Bashkimit Evropian për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është e gatshme të japë një arsye se pse janë ende në fuqi, edhe pse se të gjitha kushtet e parapara në marrëveshjen e Bratisllavës janë plotësuar. Njëkohësisht, edhe pse aplikacioni ynë është dorëzuar për anëtarësim qysh në vitin 2022, deri tani për shkak të disa shteteve anëtare as nuk është mandatuar Komisioni Evropian për t’u marrë me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, për të cilën po ashtu u diskutua, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, me përjashtim të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Kosova nuk mund të përfitojë për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, i cili duhet ta ratifikojë marrëveshjen.

Ndërsa Bosnja nuk e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Procesi  Brdo-BrionitBrdo-BrionitBrdo-Brionit është një ngjarje shumëpalëshe vjetore në Ballkanin Perëndimor, i cili u iniciua në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia.

Lexuar: 523

Lajme të ngjashme

MADHËSHTORE – Shqipëria mposht Serbinë në shtëpinë e tyre

Ursula von der Leyen të mërkurën do të jetë në Shkup

Kush është Fatmir Sheholli, ish-pjesëtari i UDB-së që u arrestua për spiunazh

Kurti: Në Prishtinë mbërritën dronët luftarakë kamikazë Skydagger

BE aplikon sistemin e ri EES për hyrje-dalje në zonën shengen, ja si do të kryhet kontrolli për shtetasit jo anëtarë

Kurti: Serbia po ndërhynë në zgjedhje lokale të Kosovës

showbiz

Horoskopi, sot, lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 10 Tetor, 2025

DashiDo të ndjeni nevojën për të zgjidhur me urgjencë disa çështje që janë zvarritur prej…

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë? Vjen reagimi nga çifti

Showbiz 8 Tetor, 2025

Pas postimit të fundit të Sara Gjordenit në rrjete sociale, i cili u interpretua nga…

Horoskopi – Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 8 Tetor, 2025

DashiEnergjia është në kulm dhe dita ju gjen plot vrull e dëshirë për veprim. Yjet…

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Showbiz 8 Tetor, 2025

Së fundmi, Rita Ora u bë protagoniste e një momenti të veçantë gjatë një emisioni…

Horoskopi – Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Showbiz 7 Tetor, 2025

DASHI Ju keni një energji të brendshme që nuk mund ta injoroni: ndjeni se është…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.