Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

26 Nëntor, 2026

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

26 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bekim Saliu: “Kumanova nuk është poligon: Mjaft më me eksperimente!”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu23 Maj, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bekim Saliu

Në Kumanovë duhet të kollen kumanovarët. Pse? Sepse gjithmonë këtu është ai poligoni i betejave të huaja! Gjithçka që po gatuhet në kuzhinat e politikës, këtu po piqet, këtu po testohet, këtu po na përplasët. E në fund, këtu po mbeten më pas gjurmë e pasoja që ne po i bartim me dekada të tëra…
Është bërë traditë e hidhur që çdo eksperiment politik, çdo kalkulim partiak, çdo projekt që duhet të “provohet” para se të shtrihet më gjerë, po fillon në Kumanovë e Likovë. Nga konfliktet e përgjakshme 2001 e 2015 deri te shkatërrimet sociale, ekonomike, arsimore, sportive e kulturore, gjithçka ka nisur këtu. Na njohin si terren të mirë për prova, se këtu, sigurisht thonë, populli është i heshtur e durimtar i llojit të veçantë.
Por heshtja jonë nuk është pëlqim, është plagë e rëndë!
Unë po flas sepse e njoh qytetin tim. E di çfarë zemrash ka Kumanova. E di çfarë truri kanë të rinjtë tanë, çfarë kulture, mençurie, çfarë lidershipi të lindur qëndron në rrugët e këtij qyteti. Por si gjithmonë, ne margjinalizohemi e përqeshemi sepse na prezantojnë vetëm ata që janë të përzgjedhur sepse iu konvenojnë të tjerëve. Përherë mbetëm në periferi, edhe kur jemi në qendër të vëmendjes, ne jemi aty vetëm si “rast studimi” apo “kurban”, jo si burim zgjidhjeje apo potencial për vendimmrarrje.
A nuk është mëkat që në vend të përparimit aq të nevojshëm, ne na lënë të shpërbëhemi për interesa të ulëta politike e gjeostrategjike? A nuk është tragjike që lidhjet tona të forta familjare e shoqërore po copëtohen me dorën e atyre që po na përdorin dhe po na harrojnë po atë ditë që s’iu duhemi më, deri në rastin tjetër?
Pushteti dhe opozita duhet ta dinë: kumanovarët këto leksione i kanë lexuar shumë më herët se të tjerët. Ne i kemi kaluar etapat e dhimbjes, të ndarjes, të përjashtimit. I kemi mbijetuar burrërrisht sistemit që na burgosi, na përplasi, na ndaloi gjuhën, shkollën, identitetin, na shpartalloi qysh në eksperimentin e vitit 1988. E pastaj, pas pavarësisë së Maqedonisë, përndjekja vazhdoi me emra të rinj, por me të njëjtat mjete. Fatkeqësisht, tani edhe me zbatues vendas, sepse a ka më ironi e dhembje më të madhe sesa kur të përndjek i yti?
Kumanovarit nuk i duhet shumë, i duhet të jetojë me nder e mirëqenie familjare në vendin e vet, të mos jetë eksperiment, të mos jetë lajm vetëm kur shpërthen ndonjë krizë apo skandal i imponuar. Të mos jetë “temë” për mbledhjet e fshehta të atyre që mendojnë se ky qytet është terren i askujt!
Lëreni rehat Kumanovarin në Kumanovë! Boll na përdorët! Boll na hutuat! Boll i thithët energjitë e këtij qyteti që ka plot për t’u dhënë, por s’ka më durim për të falur. Është koha për dinjitet. Është koha për kthjelltësi. Është koha për Kumanovën!

Lexuar: 64

Lajme te ngjashme

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa ‘burra në të zeza’ i hynë në shtëpi nënës së tij

Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajmet e fundit

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026

Ndalohen gjashtë shtetas turq në Shkup

26 Nëntor, 2026

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

26 Nëntor, 2026

Gjuha shqipe zyrtare në provimin për Revizor Shtetëror, komente në rrjetet sociale

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

26 Nëntor, 2026

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

26 Nëntor, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kjo është deklarata e plotë e miratuar në Bruksel për rajonin

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.